Debat në Kuvend për vrasjen e gjyqtarit, ministrja Koçiu i përgjigjet opozitës: Përgjegjëse nuk jam unë, jeni ju! Noka nuk më intimidon dot duke më treguar gishtin

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu i është përgjigjur në seancën plenare akuzave të opozitës, lidhur me përgjegjësinë e saj për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra më 6 tetor në sallën e Gjykatës së Apelit.

Koçiu tha se ajo si ministre nuk ka asnjë përgjegjësi për ngjarjen e 6 tetorit, teksa theksoi se Policia e Shtetit ka kryer veprimet e veta në përputhje të plota ligjore.

“Ju e dini shumë mirë se nëse do kishte përgjegjësi një polic i shtetit sot do të ishte në arrest”, tha Koçiu duke iu drejtuar opozitës.

LEXO  Zgjedhjet e pjesshme në Shqipëri/ 3 bashki bosh, Rama mban në dorë fatin e kryetarëve

Ministrja pati edhe një përplasje me demokratin Flamur Noka, i cili gjatë fjalimit të saj i drejtoi gishtin si përgjegjëse për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Në replikën e saj Koçiu i tha: “Përgjegjëse për vrasjen nuk jam unë jeni ju, nga mëngjesi deri në darkë me këtë llojë gjuhe që përdorni, nuk me intimidon duke më treguar me gishtin”.

LEXO  Ethet e Nilit/ Shënohen dy viktima dhe tetë raste të reja, ja vendi më i prekur ku janë infektuar 80% e popullsisë

Albana Koçiu: Me qënë se ju dëgjova të gjithëve dhe keni merakun e njoftimit tim publik. Gjuha e përdorur duke më etiketuar si kur kam gënjtyer dhe mashtruar është totalisht në shkelje të gjithë përgjegjësisë që ka policia e shtetit.
Ju e dini shumë mirë se nëse do kishte përgjegjësi një polic i shtetit sot do të ishte në arrest.

LEXO  Çështja Fero-Arbenita, dalin detajet tronditëse nga gjykata për kujdestarinë e vajzës

Policia e shetit ka kryer veprimet e veta në përputheje të plota ligjore dhe kësaj i qendroj nga mëngjesi deri në darkë.

Përgjegjësë për vrasjen nuk jam unë jeni ju, nga mëngjesi deri në darkë me këtë llojë gjuhe që përdorni, nuk me intimidon duke më treguar me gishtin.

Lajme Te nGjashme