Debate në Kuvend për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gazment Bardhi: Ministrja e Brendshme duhet të japë dorëheqje, Rama të paraqitet në Parlament për shpjegime

Seanca plenare e cila po mbahet në Kuvendin e Shqipërisë nisi me debate këtë të enjte, lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra më 6 tetor në sallën e Gjykatës së Apelit.

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, tha se ministrja e brendshme Albana Koçiu duhet të japë dorëheqjen pas vrasjes së gjyqtarit.

LEXO  E PAPRITUR! Amerika njofton se do të rishikojë të gjitha vizat për të huajt, çfarë duhet të dini

Ai kërkoi që kryeministri Edi Rama të paraqitet në Kuvend për të dhënë shpjegime se pse për 3 vite nuk i është përgjigjur kërkesës së organeve të drejtësisë për të shtuar masat e sigurisë me punonjës policie në gjykatat e vendit.

Bardhi: Seanca sot duhet të niste dorëheqjen e ministers së brendshme, e paimagjinuaeshme që një gjyqatar të vritet në sallën e gjyqit. E paimagjinueshme që ministrat të gënjejë që policia e shtëtit nuk ka detyrime që të garantojë sigurinë në institucionet e drejtësisë. Kjo çështje nuk mund të kalojë si një çështje dite. Kurrë në histori nuk ka ndodhur që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit. Ministrja e brendshme duht të japë dorëheqje, Rama të vijë dhe të japë shpjegime se për 3 vite nuk i është përgjigjur kërkesës së organeve të drejtësisë për të shtuar masat e sigurisë me punonjës policie në gjykatat e vendit

LEXO  Padronët e drogës “së pastër” në Shqipëri! Kush janë dy vlonjatët që drejtonin grupet kriminale, rruga që ndiqnin për të çuar ekstazinë në Finlandë

Lajme Te nGjashme