Debati për nderimin e ish-diktatorit, Niko Peleshi: Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dua të shpreh keqardhje dhe ndjesë për keqkuptimin e krijuar

Në nisje të seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi kërkoi ndjesë për debatin e shkaktuar lidhur me nderimin e ish-diktatorit, Enver Hoxha.
WhatsApp Image 2025-10-09 at 10.15.21

Debati rreth kësaj teme u krijua pasi Kuvendi i Shqipërisë publikoi disa ditw më parë një dokument zyrtar ku nderoi mes figurave kombëtare edhe diktatorin Enver Hoxha, i cili udhëhoq i regjimin totalitar komunist për gati gjysmë shekulli, duke izoluar shqiptarët, shtypur të drejtat e njeriut dhe shkaktuar mijëra viktima.

LEXO  Kristjan Asllani zyrtarisht te Torino, mesfushori shqiptar vesh fanellën nr. 32

Peleshi tha se teksti është nxjerrë pa interpretim nga fjalori enciklopedik i shkencave të Shqipërisë.

Ai theksoi se mënyra e prezantimit të këtij materiali ka krijuar perceptimin e gabuar dhe ka nxitur shqetësim, teksa nënvizoi se periudha e komunizmit nuk duhet të kujtohet në mënyrë të kujdesshme.

LEXO  Itali, autori i vrasjes së studentes 22-vjeçare në Siçili kryen vetëvrasje në burg

Peleshi: Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dua të shpreh keqardhjen edhe ndjesën për keqkuptimin dhe perceptimin e krijuar pavarësisht qëllimit të thjeshtë të këtij materiali, pa pasur parasysh të mbrojë apo të vlerësojë ndonjë figurë të veçantë, aq më tepër për Enver Hoxhën i cili është përmendur vetëm për shkak të vitit të lindjes.Teksti është nxjerrë pa interpretim nga fjalori enciklopedik i shkencave të Shqipërisë, por me sa rezultoi nga shërbimet përkatëse nuk është mbajtur siç duhet teksti. Mënyra e prezantimi të këtij materiali ka krijuar perceptimin e gabuar dhe ka nxitur shqetësim. Ajo periudhë nuk duhet kujtuar në mënyrë të kujdesshme.

LEXO  Vlorë, gjendet i mbytur në plazh një 70 vjeçar

Lajme Te nGjashme