Ishte fshehur në rezervën e karburantit, automjeti i mbushur me 23 kg drogë në Shqipëri ndalohet nga policia greke! Arrestohet 41-vjeçari

Një automjet i mbushur me drogë në Shqipëri është ndaluar nga policia greke në Selanik.

Autoritetet fqinje kishin siguruar informacion në lidhje me një 41-vjeçar shqiptar, i cili kryente trafik droge Shqipëri-Greqi.

LEXO  E rëndë në Kamëz/ I riu dhe 47-vjeçari dhunojnë me sende të forta dy adoleshentët

Mjeti i tij është ndaluar në Selanik, pasi kishte hyrë përmes një pike doganorë nga vendi ynë.

Gjatë kontrollit me rreze X të automjetit, në rezervën e karburantit, u gjetën dhe sekuestruan 12 pako që përmbanin 23 kg 450 gram marijuanë.

LEXO  Sherri masiv në aeroportin e Rinasit, reagon policia: Familja me 18 anëtarë kërkoi falje, oficerët nuk donin të…

Gjithashtu gjatë kontrollit personal, 41-vjeçarit shqiptar i’u sekuestruan edhe 1000 euro dhe 1 celular.

Lajme Te nGjashme