Makina humbi kontrollin dhe ra në humerë, humb jetën 51-vjeçari! Pamjet e momentit kur trupi i tij nxirret nga gremina

Njoftimi:

Fushë-Arrëz / Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”, shtetasi P. U., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.

LEXO  Zbardhet identiteti i shoferit që i iku policisë dhe braktisi Audin Q8

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por shtetasi P. U. ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

LEXO  Mjeshtra të manipulimit/ Tri shenjat e horoskopit që luajnë ‘viktimën’ edhe kur kanë faj

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lajme Te nGjashme