Gjatë mbrëmjen së djeshme një stallë me bagëti është shkrumbuar plotësisht në fshatin Çërravë të Pogradecit.
Mësohet se dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në gjënë e gjallë. Duke qenë se stalla ndodhej larg fshatit, konstatimi për zjarrin është bërë nga i zoti vetëm mëngjesin e sotëm kur ka shkuar për të kryer shërbimet në stallë.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa policia dhe grupi hetimor po merren me sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.