“S’jam gjeneral e asnjë lloj eksperti”- Rama batuta në Konferencën e NATO-s në Tiranë: I vetmi në qeverinë time pa doktoraturë, jam thjesht artist

Kryeministri Edi Rama, në përfundim të fjalës së tij në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Tiranë, ka shkëmbyer batuta teksa u shpreh se është i vetmi në qeverinë e tij që s’ka doktoraturë.

LEXO  Surprizë në drejtësi/ Pas Dumanit, një grua në krye të SPAK, Gjokutaj zbulon kandidaten (Emri)

Rama, teksa fliste për sulmet kibernetike, theksoi se s’është gjeneral e asnjë lloj eksperti.

Ndërsa shtoi se “jam i vetmi në qeverinë time pa një doktoraturë, jam thjesht një artist”.

LEXO  Aksident i rëndë në Cërrik-Gramsh/ Motomjeti del nga rruga, humb jetën 66-vjeçari

“Këto ishin ato çfarë doja të thosha. Unë nuk jam gjeneral, as ekspert kibernetik, asnjë lloj eksperti në fakt. Jam i vetmi në qeverinë time pa një doktoraturë, jam thjesht një artist”, përfundoi Rama.

LEXO  Deputetët e listës së hapur kërkojnë rinumërimin e votave, Berisha: Janë të lirë! Nuk i pengojmë si Edi Rama për të bërë transparencë

Lajme Te nGjashme