Vizita e papritur e kryebashkiakut Adams në Tiranë shihet si një propagandë për të fshehur izolimin e Ramës. Gazetari Robert Papa thekson se një kryetar bashkie nuk duhet të përfaqësojë politikën e jashtme të vendit, ndërsa pagesat e udhëtimit dhe akomodimit nga qeveria shqiptare janë tallje e hapur. Adams ka lidhje të diskutueshme me oligarkët dhe çështje të mbyllura ligjore në SHBA, ndërsa Rama duket i zhytur në trysni dhe lëvizje të pazakonta për të mbuluar mungesën e kontakteve serioze me Uashingtonin. “Vizita e habitshme e majorit Adams në Tiranë është thjesht një propagandë për Ramën i cili ndjen izolimin. Ju e mbani mend me tamtame të mëdha që thamë ftuam Rubion. Nuk ka protokoll që një kryetar bashkie të përfaqësojë politikën e jashtme të këtij vendi të madh dhe një kryeministër t’i paguajë atij hotelet dhe transportin. Pse gënjeni? Gazeta e Sorosit New York Times thotë që 200$ nata do të paguhet hoteli nga Rama dhe 90$ në ditë për transportin. Tallje, mashtrim, gënjeshtër. Me helikopter në Vlorë me 90$? Askush nuk e ble këtë mashtrim. Përse shkoi Adams në Tiranë?
Çfarë nderesh i ka bërë Adams oligarkëve të Ramës me leje ndërtimin në Bronz, në Queins, por dhe në Manhattan? A e ka në vëzhgim ambasada? Sepse dihet që ka një shef stacionit të FBI atje. Këto lëvizje të dikujt që këtu ishte i akuzuar për korrupsion dhe në qoftë se nuk do të ndërhynte Donald Trump që ja mbylli çështjen tek departamenti i drejtësisë, Adams do të ishte në bankën e akuzuarve. Në fakt shkoi në bankën e akuzuarve fillimisht u arrestua, u la i lirë dhe çështja ju mbyll nga Trump se donte të bashkëpunonte me personin i cili kryetari i bashkisë njohur ai nuk do të jetë mëm por dosja është atje. Në fakt akuzat ndaj Adams po t’i krahasosh me korrupsionin masiv në Tiranë thuajse s’janë asgjë. I ka bërë një tolerim ndërtesës së konsullatës së Turqisë.
Pra ka ndërhyrë. Nuk ndërhyn këtu kryetari i bashkisë as për leje ndërtimi as për gjë, por në këtë rast ai ka ndërhyrë dhe nga pala turke i është bërë një bonus kur ai ka udhëtuar për në Stamboll nga karrige economy ka kaluar në biznes class for free. Pagesat janë bërë nga qeveria e Erdoganit. Kjo ishte gjithë korrupsioni i Adams. Natyrisht që korrupsion në New York ka një qytet që e ka buxhetin mbi 110 miliard dollar në vit, por Adams ishte nga figurat më të dobëta politike. Qëndroj vetëm një mandat. Dihet që kur mbështetesh nga demokratët dy mandate i ke të sigurta. Në lidhje me emigracionin, përsëri tek shkrimi i gazetës New York Times përmendet çështja McGonigal dhe thuhet që në akuzën prej 16 faqesh Rama përmendet 13 herë.
Më duhet të sqaroj diçka. Dosja e FBI-it është 8.000 faqe. Njëra akuzë ka 16 faqe. Është ajo e New York. Rama është i lidhur me çështjen në Washington ku janë 250.000$ të paguara nga personi A. Për një krim nuk mund të dënohesh dy herë në Amerikë. Pra çështja e Washingtonit është e mbyllur. Kanë nisur rihetimet ndaj McGonigal potencialisht si spiun rus, por në qoftë se hapet dosja e thellë, diçka mund të dalë edhe për Ramën. Kjo është trysnia e madhe. Pra ti pret në Tiranë dikë që ka dosje pothuajse si ty tregon që jo vetëm je izoluar, por po kalon në veprime që më parë akuzoje opozitën që nuk ke asnjë vizitë, nuk takon asnjë zyrtar amerikan. Është pa sens”, shprehet Robert Papa.