Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, sot masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e sigurisë

Elvis Shkambi, autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, së bashku me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi, dhe rojen e sigurisë së Gjykatës së Apelit në Tiranë, Banush Koxhaj, do të dalin sot para Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Seanca gjyqësore do të mbahet me dyer të mbyllura në Dhomën Penale të Gjykatës.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të tre të arrestuarit, të përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur të hënën, ku mbeti i vrarë gjyqtari Kalaja dhe u plagosën babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj.

LEXO  Piramidat online që po zhvasin shqiptarët, Braçe publikon skemën: Fillimisht i kërkojnë një mijë euro

Elvis Shkambi, 30 vjeç, përballet me tre akuza të rënda, Vrasje e funksionarëve publikë, Vrasje në rrethana cilësuese kundër palëve të përfshira në proces, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake.

LEXO  Përplasje mes policisë dhe një të riu në aksin Lezhë-Milot, blutë qëllojnë drejt mjetit të tij

Në lidhje me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi, organi i akuzës dyshon se Gjoni kishte dijeni për planin e nipit të tij për të sulmuar palën kundërshtare në çështjen gjyqësore.

Prokuroria ngriti dyshime se Gjon Shkambi ka pasur rol nxitës në tentativën për të vrarë babë e bir, me të cilët është në konflikt për një pronë në Shkodër.

LEXO  “Do ta mbush avionin me kriminelë”, Farage provokon sërish Ramën: Do drekoj pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë

Ndërkohë, punonjësi i sigurisë, Banush Koxhaj, akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ai nuk ka reaguar edhe pse detektorët sinjalizuan praninë e metaleve gjatë hyrjes së Elvis dhe Gjon Shkambit në ambientet e gjykatës. Ai nuk ka kryer kontroll fizik ndaj tyre dhe as nuk ka bërë regjistrimin në librin e protokollit, ashtu siç është detyrim për çdo qytetar që hyn dhe del në institucion.

Lajme Te nGjashme