Vrasja e magjistratit Astrit Kalaja në seancë, Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për autorin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, i cili akuzohet se autor i vrasjes së magjistratit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, xhaxhain e tij, Gjon Shkambi dhe si edhe punonjësin e sigurisë Banush Koxhajn.

“Në momentin që kaluan në skaner nuk kam qenë mirë me shëndet. Kam njoftuar kancelaren dhe i kam kërkuar pushim”, dëshmoi punonjësi i sigurisë.

Seanca ndaj tyre u zhvilluan nën masa të rrepta sigurie. Elvis Shkambi akuzohet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, krim i ndodhur mesditën e 6 tetorit.

Vijon…

Next