Zjarri shkatërron stallën në Pogradec, pronari në gjendje të rënduar: 170 dele janë djegur të gjalla

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një stallë bagëtish në zonën e Pogradecit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Pronari i stallës, Agjërim Kapa, i tronditur nga ngjarja, është shprehur jashtë kamerave se dëmi është i madh, pasi më shumë se 170 dele janë djegur të gjalla. Sipas tij, ende nuk dihet saktësisht shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa hetimet paraprake janë në vijim.

LEXO  Denoncimet e krimeve zgjedhore, Altin Dumani: Kallëzimet e partive politike ishin të paplota dhe të pasakta! Duhet tajnim për prokurorët e SPAK dhe agjentëve të BKH-së

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë emergjencat civile të Bashkisë së Pogradecit, të cilat do të kryejnë vlerësimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga flakët.

Lajme Te nGjashme