Aksident fatal në Mitrovicë, vdes një burrë e katër të tjerë lëndohen, arrestohet një person

Një burrë ka vdekur si pasojë e një aksidenti te “Rruga e Liqenit” në Mitrovicë dhe katër të tjerë janë lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe njëri nga drejtuesit pasi ka marrë trajtim mjekësor është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

LEXO  Tronditëse/ Rezultonte i zhdukur që prej muajit majit, gjendet në Spanjë trupi i 30-vjeçarit shqiptar, dyshohet se…

Të lënduarit tjerë gjithashtu u dërguan për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.

“Rruga e Liqenit, Mitrovicë 10.10.2025 – 22:42. Raportohet se si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave, një mashkull kosovar, ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

LEXO  “Sky ECC”/ Operacioni i tretë në Greqi godet dy grupe kriminale, zbulohet lidhja e një oficeri policie me shqiptarët

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga drejtuesit e veturave i dyshuari mashkull kosovar, pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

LEXO  Shkarkohen nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës, zbulohet arsyeja

Lajme Te nGjashme