Del parashikimi, si kuotohet ndeshja Serbi-Shqipëri, Sylvinho i beson sulmin Manajt, 5000 policë nga Beogradi

Kompanite e basteve e cilesojne favorite Serbine per ndeshjen me Shqiperine mbremjen e sotme kryesisht per shkak te faktit se ndeshja luhet atje.

Ato kane vendosur koeficient 1.70 për fitoren e Serbisë, 3.40 për barazimin dhe 5.75 për fitoren e Shqipërisë.

Federata Serbe rikthen flamurin shqiptar në stadiumin ku do të luhet ndeshja mes kombëtareve

LEXO  E shtuna, ditë “ferri”! Temperaturat do të shkojnë deri në 44°C

Federata Serbe ka rikthyer flamurin shqiptar në stadiumin “Duboçiça” ku do të luhet takimi mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Një ditë më parë, gjatë stërvitjes së Kombëtares shqiptare në këtë stadium, flamuri kuqezi nuk ishte vendosur.

Të pyetur nga Top Channel, Federata reagoi duke thënë se nuk vendosën flamurin në mënyrë që të shmangnin ndonjë incident të pakëndshëm dhe që do ta vendosnin ditën e ndeshjes.

LEXO  Investigimi i tregut/ ASKO, Volvo, Candy… tingëllojnë evropiane, por kush i kontrollon sot?

Pergatitjet per ndeshjen, del parashikimi

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar stërvitjen e fundit nën urdhrat e Sylvinhos, i cili pritet të zbresë në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Nga ajo që raportohet, kuqezinjtë pritet të nisin me Strakoshën në portë, mbrojtjen me Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj, në mesfushë Laçi, Asllani e Shehu, ndërsa në sulm Broja, Bajrami dhe Manaj.

LEXO  Përleshje e armatosur mes Hamasit dhe një klani të fuqishëm në Khan Younis, disa viktima

Bookmakers-at e shohin Serbinë si favorite për shkak të faktorit fushë, me koeficient 1.70 për fitoren e Serbisë, 3.40 për barazimin dhe 5.75 për fitoren e Shqipërisë.

Lajme Te nGjashme