Lirohet nga 41 biss Altin Kodra, vuajti dënimin për vrasjen e një biznesmeni

Eshtë liruar nga burgu i Peqinit Altin Kodra.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se Kodra ishte në regjimin 41 biss dhe u lirua pas përfundimit të dënimit.

LEXO  DETAJE / Shkoi dy orë me vonesë dhe i dehur, Shpat Kasapi akuzohet se rrahu edhe nusen në dasmën ku duhej të këndonte!

Altin Kodra ishte dënuar me 22 vjet burgim nga Gjykata e Shkodrës, për vrasjen e një biznesmeni në Shkodër në vitin 2006.

Gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin, ai është dënuar edhe për vepra të tjera penale. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar për kryerjen e veprës penale “Largim nga vendi i qëndrimit”. Po ashtu, është dënuar në dy raste të tjera, me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”.

LEXO  Prej më shumë se 30 orësh vijon zjarri në Pilur! Zjarrfikëset në luftë me kohën, flakët po përparojnë në zonën e Porto Palermos

Top Channel

Lajme Te nGjashme