Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vesa Vllasaliu dhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku, prej muajsh janë në qendër të vëmendjes për historinë e tyre të dashurisë.
Dyshja kanë zgjedhur ta jetojnë lidhjen e tyre në mënyrë shumë të rezervuar, larg syrit të mediave dhe zhurmës së rrjeteve sociale, duke ruajtur privatësinë në një nga hapat më të rëndësishëm të jetës së tyre. Çifti duket se po shijon një periudhë të qetë dhe të lumtur, ku dashuria dhe mbështetja reciproke janë në qendër të jetës së tyre.
Këtë e ka dëshmuar edhe vetë Vesa përmes një postimi të fundit në “Instastory”, ku ajo ka shpërndarë një video trend nga “TikTok” me mbishkrimin: “Më falni mami dhe babi, diploma ime u bë dekor… por u martova me një burrë që kujdeset shumë për mua”.
Mesa duket, gjërat mes tyre tashmë kanë marrë një rrjedhë tjetër, duke u bërë më se të konsoliduara. Dyshja tashmë nuk fshihet më, pasi vetë modelja ka publikuar në rrjetet e saj sociale, foto e video nga familja e partnerit të ri. Madje në postimin e fundit, Vesa e quan burri im Mirlindin, duke na zbuluar edhe planet që mund të kenë. Që në nisje të lidhjes, të dy u përfshinë në disa probleme që përjetuar, por duket se shpejt e gjetën rrugën e paqes dhe dyshja sot ka nisur bashkëjetesën.
Meqenëse lidhja me familjarët tashmë është zyrtarizuar, është e natyrshme të pyesim se kur do të shohim një foto të përbashkët të çiftit. Një moment i tillë do të ishte një hap i rëndësishëm për të dy, duke treguar se ata janë të gatshëm të ndajnë më shumë nga jeta e tyre me publikun. Vesa shfaqet gjithmonë e buzëqeshur dhe e lumtur pranë familjes së partnerit të saj, duke reflektuar një lidhje të fortë dhe të besueshme. Kjo është një dëshmi se ajo ka arritur të integrohet mirë në jetën e tyre, një aspekt i rëndësishëm për çdo marrëdhënie të suksesshme. Rreth 6 muaj më parë, shumë pak nga nisja e këtij raporti, çifti i dha fund lidhjes së tyre.
Modelja fluturoi për në Nju Jork, ku edhe u vu re prania e një mashkulli në postimet e saj në rrjetet sociale. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të shkruhet se është pikërisht ky raport i ri, që e ka larguar Vesën nga Mirlindi. Vetë ish-banorja e “Big Brother” preferoi që mos të kishte asnjë prononcim në lidhje me këtë histori, duke preferuar që të shijojë gjithçka sa më larg zhurmës mediatike.
Muaj më parë, ishte vetë Vesa ajo që donte të zbulonte raportin me yllin e Kombëtares shqiptare. Në mesin e disa postimeve nga stadiumi, ajo postoi edhe një video në të cilën e etiketoi, futbollistin nga Kosova, Mirlind Dakun. Postim ky që më pas u komentua nga përkrahësit blogeres lidhur me atë nëse ishte thjesht mbështetje ndaj bashkëvendësit të saj, apo një pëlqim ndaj tij. Nga ana tjetër, futbollisti i Kombëtares sonë ka preferuar që mos të prononcohet në lidhje me këtë histori, duke preferuar që të mbajë gjithçka private.
Që pas daljes nga “Big Brother Kosova”, ku ajo mori pjesë vitin e shkuar, modelja ka bërë edhe disa deklarata të tjera për ishtë fejuarin e saj. Por prej disa kohësh ajo e ka mbyllur këtë histori, ku duket se është përqendruar tek romanca e saj e re. Tashmë, lidhja mes saj dhe Dakut është formalizuar, duke e bërë këtë raport familjar.