Monopatinat nën shënjestër/ Policia Rrugore del në terren me aksion në gjithë vendin

Policia Rrugore pritet të nisë pas pak ditësh një aksion të gjerë në të gjithë vendin kundër monopatinave apo atyre që njihen si skuterët elektrikë.

Analizat e sigurisë rrugore, ku këto mjete kanë rezultuar problematike dhe shkak për burim aksidentesh e ngjarjesh rrugore me pasoja, kanë bërë që të nisë puna për hartimin e një plani masash.

LEXO  Pamje të aksidentit të rëndë në Itali ku dyshohet se humbën jetën dy shqiptarë

Sipas burimeve të Euronews Albania, nga analiza ka rezultuar se një pjesë dërrmuese e këtyre mjeteve, që nuk njihen si të tilla në Kodin Rrugor, përdoren gjerësisht nga të miturit.

LEXO  8 të arrestuar në Mykonos/ Policia greke e përfshirë në trafik droge me shqiptarë, 5 mln euro të sekuestruara

Shifrat alarmante nga Spitali i Traumës, ku çdo ditë paraqiten shtetas të dëmtuar nga përdorimi i këtyre mjeteve, kanë shtyrë Policinë e Shtetit të hartojë planin e masave për disiplinimin e tyre ose heqjen nga qarkullimi.

LEXO  Trump bën deklaratën e fortë: Një sulm ndaj Iranit është në …

Shumë vende si Franca e Britania e Madhe kanë vendosur rregulla strikte dhe gjoba të larta për këtë fenomen.

Lajme Te nGjashme