“Mos e hapni Katedralen, do të bëhet masakër”,letra që ngriti në alarm Parisin:Të huajt kanë fshehur thika…

Një letër anonime me përmbajtje kërcënuese ka ngritur alarmin në Paris. Letra është gjetur në Katedralen e Notre-Dame nga sakristani i katedrales.

Në letër shkruhej: “Mos e hapni katedralen më 11 dhe 12 tetor. Do të ketë vizitorë të huaj të cilët, me ndihmën e vizitorëve të tjerë, kanë fshehur tashmë thika në katedrale ditët e fundit.

Ata do të kryejnë një masakër. Ju lutem, mos e hapni katedralen”, raporton gazeta Le Parisien.

Menjëherë autoritetet u vunë në lëvizje duke rritur masat e sigurisë në zonë, por gjithashtu dhe në vende të tjera të Parisit.

Hetimet nisën menjëherë për të identifikuar autorin e letrës anonime ndërsa deri më tani nga kontrollet e detajuara nuk është gjetur asnjë objekt i dyshimtë. Vijon të mbetet e paqartë nëse alarmi është fals apo i vërtetë.

Next