Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushën e lojës pas pak në orën 20:45 në stadiumin “Dubočica”.
Kuqezinjtë do të përballen me Serbinë në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Në prag të nisjes së këtij dueli, në stadiumin e Leskovcit është ndezur dhe monitori i madh i stadiumit.
Teska shihen logot e Serbisë dhe Shqipërisë, vendasit janë detyrar të shkruajnë në gjuhën shqipe.
Në monitor i urohet mirëseardhja tifozëve dhe të pranishmëve të tjerë në stadium. Në ekranin e madh është shkruar edhe në gjuhën shqip, “Mirë se erdhët”.