“S’më ka ndodhur kurrë”, gazetari flet nga Serbia: Na kontrolluan fotot në celular

Gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj, raportoi nga Leskovaci, pak orë para sfidës Serbi–Shqipëri, që zhvillohet këtë të shtunë në mbrëmje në kuadër të kualifikueseve për Botërorin.

Gabaj tregoi për situatën përreth stadiumit ku sipas tij, gjithçka për momentin duket e qetë, ndërsa qarkullimi është i bllokuar.

Gazetari tha se gazetarët shqiptarë janë kontrolluar në mënyrë të imtësishme nga policia serbe, ku gjithë fokusi ka qenë tek simbolet kombëtare shqiptare, të cilat nuk lejohen në mënyrë kategorike.

LEXO  Meta-Idrizi morën 3 deputetë me rreth 8000 vota, Alimehmeti me mbi 16 mijë vota ngel jashtë Kuvendit

Ai përshkroi si të pazakontë një situatë që, sipas tij, nuk i kishte ndodhur kurrë më parë: kontrolli i galerisë së telefonit personal për të verifikuar nëse kishte fotografi me simbole kombëtare shqiptare, shqiponjën ose simbole të UÇK-së.

“Vetëm pak çaste më parë na ndodhi që nuk na lejohet të filmojmë punën e policisë, as në kufi, as këtu pranë stadiumit. Nuk ndjehem i frikësuar dhe e kam konsideruar si diçka proceduriale. Në kufi na u kontrollua automjeti imtësisht. Në Leskovac, parkuam makinën dhe aty na thirrën efektivët e policisë për të na bërë një kontroll të automjetit edhe këtu para stadiumit, ku kontrolluan bagazhet, çantat personale, pajisjet e raportimit, telefonat dhe më e çuditshmja – për sa kohë unë raportoj – më kanë kontrolluar edhe telefonin personal. S’më ka ndodhur kurrë. Fatmirësisht, një miku im më ndihmoi me komunikimin. Na kanë kontrolluar pjesët e galerisë në telefonin celular, nëse kemi bërë foto me shqiponjë brenda territorit serb. S’duhet të kemi asnjë simbol kombëtar, pasi konsiderohen provokim – ato dhe simbolet e UÇK-së.” – tha gazetari i Euronews Albania.

LEXO  E trishtë! Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar

Ai shtoi më tej se:

“Si ambient është shumë i bukur, qarkullimi i mjeteve pranë stadiumit është i bllokuar. Ky stadium është tetë herë më i vogël, me kapacitet prej 6,500 vendesh. Është zgjedhur ky stadium, pasi në stadiumin e Beogradit kapaciteti është rreth 50 mijë vende dhe ka qenë i pamundur menaxhimi i tyre nga Federata Serbe.”

LEXO  Renis Dobra, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në Gjermani! Zbardhet arsyeja e vrasjes së 23-vjeçarit, autorët nuk kishin uniforma policie

Lajme Te nGjashme