Triumfi i Shqipërië tifozët “pushtojnë” rrugët e Tiranës dhe qyteteve të tjera

Fitorja e madhe e Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë ka ndezur një valë festimesh në mbarë vendin.

Tifozët kuqezi kanë “pushtuar” rrugët e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Prishtinës, e deri në qytetet shqiptare në diasporë, duke krijuar një atmosferë të papërshkrueshme entuziazmi dhe krenarie.

LEXO  “Berisha ka futur në një thes familjen, shtetin dhe pushtetin”, Çupi ‘shpërthen’ ashpër:Saliu si hajduti me çelësa që …

Në kryeqytet, mijëra qytetarë të mbledhur për të ndjekur ndeshjen në ekranin gjigant shpërthyen në brohoritje, këngë patriotike dhe valle popullore, sapo u vulos triumfi i kuqezinjve në tokën serbe.

LEXO  Kontroll i ‘hekurt’/ Plan kundër emigrantëve, Starmer njofton për dokumentet përkatëse që duhet të kenë

Pamje të ngjashme vijnë edhe nga qytetet e tjera, ku makina me flamuj kombëtarë, fishekzjarrë dhe thirrje “Shqipëri! Shqipëri!” e kthyen natën në një festë që do të mbetet gjatë në kujtesë.

LEXO  Tërmet i fortë godet Napolin, banorët dalin të frikësuar nëpër sheshe, ja sa ishte magnituda

Lajme Te nGjashme