U gjet e m*sakruar, kryebashkiakja gjermane u torturua me orë të tëra në bodrumin e shtëpisë nga vajza e saj e adoptuar! 17-vjeçarja e goditi me 2 thika, i dogji flokët dhe rrobat

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë rreth rrethanave të plagosjes së rëndë të kryebashkiakes gjermane të Herdecke, Iris Stalzer.
Iris Stalcher

Autore e ngjarjes mësohet se ka qenë vajza e saj e adoptuar, e cila, sipas raportimeve të mediave gjermane, e torturoi nënën e saj për orë të tëra.

Edhe pse fillimisht u raportua për një sulm ndaj 57-vjeçares nga burra të panjohur, hetimi i policisë zbuloi se autorja e krimit ishte vajza e saj e adoptuar, e cila, në fakt, ishte ajo që telefonoi autoritetet duke pretenduar se e kishte gjetur nënën e saj të gjakosur në dhomën e ndenjes së shtëpisë së tyre.

LEXO  Dhunonte prej vitesh gruan për shkak të xhelozisë, arrestohet 32-vjeçari, dyshohet se…

Siç u zbulua, Iris Stalzer kishte 13 plagë me thikë në pjesën e sipërme të trupit, si dhe shumë plagë dhe fraktura në kafkë.

Pavarësisht lëndimeve të shumta, politikania e SPD-së mbijetoi dhe zbuloi të vërtetën rreth sulmit që, siç tha ajo për policinë, e bëri vajza e saj e adoptuar.

Siç raporton Bild, politikania 57-vjeçare rrëfeu se u torturua nga vajza e saj e adoptuar në bodrumin e shtëpisë për orë të tëra.

Sipas të njëjtit burim, Stalcher i tha policisë se 17-vjeçarja e kishte goditur me dy thika të ndryshme. Gjithashtu e kishte goditur në kokë me një objekt të rëndë dhe i kishte djegur flokët e rrobat duke i vënë flakën me deodorant e çakmak.

LEXO  Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Kadastrës, çmimet rriten ndjeshëm! Lista e pagesave për secilin shërbim

Policia gjeti një nga thikat e përdorura në sulm në çantën e shpinës së djalit 15-vjeçar, gjithashtu të adoptuar, të 57-vjeçares, si dhe rroba të njollosura me gjak që besohet se i përkisnin autores së ngjarjes.

Stalcher u gjet në një kolltuk në dhomën e ndenjes së shtëpisë së saj, pa u sqaruar ende se si ia doli të arratisej nga bodrumi ku e mbante 17-vjeçarja.

LEXO  Armëpushimi Izrael-Iran, bien çmimet e naftës

Megjithatë, oficerët e mjekësisë ligjore gjetën prova se ishin bërë përpjekje për të hequr gjakun dhe prova të tjera nga zona përreth kolltukut ku u gjet 57-vjeçari, duke ngritur dyshine se zona ishte pastruar.

Ndërsa motivi mbetet i paqartë, media gjermane raportoi se kishte pasur një mosmarrëveshje midis nënës dhe fëmijëve të saj të adoptuar gjatë verës, me raportime për dhunë në familje dhe përdorim të një thike.

Lajme Te nGjashme