Policia greke po shkon drejt gjurmëve të autorit të vrasjes së dyfishtë në një kamping në Finikounda. Zëdhënësja e policisë ka deklaruar se “mund të jemi duke iu afruar identifikimit të tij”.
Blutë kanë gjurmuar rrugën e ndjekur nga skuteri me të cilin u arratis vrasësi. “Kemi kontakt vizual me autorin, kamerat e panë atë”, tha zëdhënësja.
Sipas saj, “ekzistenca e një bashkëpunëtori nuk është përjashtuar, pasi që nga momenti i parë pati informacione se ai nuk iu afrua zonës vetëm”.
Megjithatë, shpjegoi se “nuk jemi pranë një arrestimi, ndoshta po i afrohemi identifikimit, po flasim për një zonë hetimi shumë më të gjerë”.
Në të njëjtën kohë, motivi i autorit të krimit mbetet i panjohur, me oficerët e policisë që kanë marrë përsipër çështjen po shqyrtojnë me kujdes testamentin e pronarit të kampingut AMMOS në Foinikouda, i cili u vra të dielën në mbrëmje së bashku me mikun e tij shqiptar.
Testamenti i fundit i 68-vjeçarit është hartuar tre ditë para vrasjes së tij dhe pjesën më të madhe të pasurisë ia la nipit të tij, i cili ishte gjithashtu dëshmitar i vrasjes së dyfishtë.