‘Ai meriton një çmim’! Nuk është Manaj. Vajza e Sylvinios vlerëson një tjetër futbollist

Shqipëria e Silvinjos mori fitore historike mbrëmë ndaj Serbisë. Kuqezinjtë triumfuan me golin e Rei Manajt, i cili pati vlerë për 3 pikë të arta.

Tati Mendes, vajza e trajnerit Silvinjo, prej kohësh reagon kur luan Kombëtarja. Dhe në ndeshjen historike ndaj Serbisë ka qëndruar po ashtu aktive.

LEXO  Jasir Asani drejt një aventure të re, sulmuesi i Kombëtares shqiptare lë Korenë e Jugut për t’u transferuar tek…

Nëse një lojtar do duhej të veçohej mbrëmë, të gjithëve mund t’u shkojë mendja te Manaj si autor i golit vendimtar. Në anën tjetër, Tati ka pikasur portierin Strakosha.

LEXO  Broja debutoi me asist te Burnley, trajneri Parker: I duhen më shumë minuta në këmbë

“Ky portier meriton një çmim”, shkruan vajza e Silvinjos në bisedën e publikuar duke vlerësuar gardianin, që mbajti portën e paprekur. Strakosha ishte ndër protagonistët me pritjet dhe daljet e tij.

LEXO  LIVE SHQIPËRI-SERBI/ Super Strakosha! Gardiani kuqezi i mohon golin serbëve (VIDEO)

Lajme Te nGjashme