E PAPRECEDENTË/ I riu ul pantallonat dhe urinon në mes të meshës, shokohen besimtarët

Një akt i paprecedent dhe i pahijshëm ka tronditur vizitorët në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Ngjarja ka ndodhur të premten në mëngjes, kur një person urinoi në sy të pranishmëve, teksa brenda bazilikës po mbahej mesha. Sipas gazetës italiane “Corriere della Sera”, incidenti ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit, ndërkohë personi në fjalë ka rënë në prangat e policisë.

Autori u ngjit mbi kangjellat mbrojtëse dhe duke sfiduar shenjtërinë e vendit, uli pantallonat dhe filloi të urinonte para një turme të madhe. Pamjet e ngjarjes, të cilat u filmuan nga një vizitor dhe u publikuan më vonë nga gazetat italiane, tregojnë momentet e çuditshme të aktit, ku i riu i papërmbajtur realizon aktin në një prej vendeve më të shenjta të katolikëve.

LEXO  A do të pranoni të kandidonit përballë Manastirliut për Bashkinë Tiranë? Ja si përgjigjet Alimehmeti

“Ky ishte një incident i pabesueshëm. Ky është një vend i shenjtë dhe nuk e besoja se diçka e tillë mund të ndodhte këtu”-, tha një dëshmitar për gazetarët e “Il Tempo”.

LEXO  Kujdes! Kabineti gjerman miraton kufizimet e ribashkimit familjar

“Një akt i tillë i papranueshëm shkel gjithçka që është e shenjtë,” theksoi një përfaqësues i Vatikanit, duke shtuar se incidenti do të hetohet më tej për të kuptuar motivet që qëndronin pas tij.

Pas ngjarjes, policia e Vatikanit ndërhyri shpejt dhe siguroi vendin, ndërkohë që rojet e Bazilikës kontrolluan që të gjitha vizitorët të ishin të sigurt. Ende nuk janë dhënë detaje rreth mundësisë që ky incident të kishte ndodhur për arsye të caktuara ideologjike ose si një veprim i momentit.

LEXO  Lajm ‘i keq’/ Çmimet e telefonave do rriten ndjeshëm brenda pak muajsh, ja arsyet

Për momentin, asnjë informacion i ri nuk është zbuluar rreth identitetit të autorit të këtij akti të turpshëm, dhe hetimet janë ende në vazhdim. Po ashtu, asnjë informacion i mëtejshëm lidhur me pasojat juridike të këtij veprimi nuk është dhënë nga autoritetet lokale.

Lajme Te nGjashme