Eni Cobani “shkund” në THEMEL shtetin: Zbulon arsyen e vërtëtë të vr*sjes se Astrit Kalasë, ja pse Shkambi kreu vrasjen

“Shihemi në Gjyq” nisi me një ngushëllim për familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën nga një atentat në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Konflikti që përshkallëzoi deri në këtë ngjarje është trajtuar edhe në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan më 6 dhe 20 tetor të vitit të kaluar. Gjon Shkambi u përball me dy nga banorët që gjendeshin në godinën që ai thoshte se ia kishin zaptuar.

Juristja Eni Çobani bën një përmbledhje të ngjarjes dhe zhvillimeve ligjore për të shpjeguar zanafillën e deri në situatën e sotme. Ajo i referohet fundit të rubrikës ku tha se “o Gjon Shkambi është pronar, ose banorët janë të ligjshëm në godinën ku rrinë dhe këtë përfundim do ta japë sërish shteti.” Sot e kësaj dite, bashkia Shkodër thotë se ka njerëz që banojnë në një godinë shtetërore dhe duhet t’u marrë qira, por kjo nuk dihet nëse ndodh.

Në vitin 1996, babai i Gjonit, Mark Shkambi, ka fituar të drejtën e njohjes si pronar nga Komisioni i Kthimit të Pronave. Në gjyqin e vitit 2002, ka fituar përfundimisht të drejtën e parablerjes.

Në vitin 2021, i ndjeri Astrit Kalaja ka gjykuar themelin e kësaj prone duke mos e njohur përfundimisht familjen Shkëmbi. Kjo ka qenë pika kyçe që ngjarja ka marrë një tjetër kthesë. Sërish, ai ka gjykuar një pronë tjetër të familjes Shkambi dhe ka rezultuar se dokumentet nuk gjenden. Banorët e godinës pretendojnë se dokumentet janë falsifikuar.

Por kontrata për banorët ishte vetëm 12 muaj dhe nuk dihet ende mbi ç’baza ata vijojnë të qëndrojnë në godinë. Gjon Shkambi rezulton të jetë pronari me certifikatë ligjore që nuk u ekzekutua kurrë. Vendimmarrja e fundit e Astrit Kalasë bëri që çështja të rikthehej në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër duke çuar në atentatin e kryer nga Elvis Shkambi.

Ardit Gjebrea: Së pari, i shprehim ngushëllime familjes Kalaja për të ndjerin gjyqtarin e Apelit, z.Astrit, por çfarë e çoi familjen Shkambi, znj. Eni, deri në këtë akt ekstrem?
Eni Çobani: Bashkohem edhe unë me ju, Ardit. Ngushëllime familjes Kalaja për njeriun e shtrenjtë, për babain e pazëvendësueshëm, por edhe për kolegun e nderuar. Patjetër që protagonistët, për ironi të fatit, kanë qenë pikërisht një vit më parë te ne, më 6 tetor 2024. Ngjarja, gjëma mund të them, ndodhi më 6 tetor 2025. Ishim në kërkim të së vërtetës. Sigurisht një ngjarje e papritur, nuk e imagjinuam që do të shkojmë deri këtu dhe na i la gjërat përgjysmë. Ku fillon historia? Me këshillin bashkiak të qytetit Shkodër të vitit 1992 ku i jepen disa ambiente të Shkollës së Ulët të Ndërtimit këtyre qytetarëve të cilët banojnë akoma sot në këtë ndërtim. Dhe kush ishte subjekti që lidhi këtë qira? Pikërisht kryetari i bashkisë Shkodër të asaj kohe, Filip Guraziu, së bashku me drejtorin e Shkollës së Ulët të Ndërtimit, Kolë Lami.

LEXO  Pacientët me kancer pa ilaçe, kompanitë farmaceutike tolerohen/ KLSH: 49 milionë lekë penalitete nuk u vendosën

Ardit Gjebrea: Për sa kohë?

Eni Çobani: Koha është shumë e çuditshme, 6 muaj deri në 12 muaj. Këta banorë brenda një viti duhet të largoheshin. Mbaronte pikërisht kontrata e qirasë. I kemi akoma sot, pas 33 vitesh dhe këtë përgjigje që unë patjetër e pres nga kryetari i sotëm, a merret qira nga këta banorë që banojnë në këtë godinë? Çfarë ndodh në vitin ’94? Binak Shkambi, një qytetar i nderuar i qytetit të Shkodrës, gjyshi i Gjonit, stërgjyshi i Elvisit që kreu edhe ekzekutimin e rëndë ndaj gjyqtarit të nderuar, u bë pronar. U bë pronar me çfarë? Pikërisht me një dokument ligjor, vërtetimin e faktit juridik pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër me gjyqtar Arben Zefin. Është kundërshtuar në të gjitha shkallët dhe ka ngelur në fuqi dhe ka marrë formë të prerë, pikërisht vërtetimi i faktit juridik që Binak Shkambi Pjetraj është pronar i ligjshëm i kësaj prone dhe vendimi i Shkodrës është marrë më 31.10.1994. Familja me të drejtë, sipas ligjit të kohës, i është drejtuar Komisionit të Kthimit të Pronave Shkodër ku të përbërë nga pesë anëtarë, me kryetar z. Artan Roi, ka fituar të drejtën e kthimit jo të të tërë sipërfaqes 66 mijë metër katrorë, por pikërisht 18 mijë e ca metra katrorë. Pjesa tjetër nuk i është njohur dhe duhet të jemi të saktë.

Ardit Gjebrea: Por rreth 18 mijë i janë njohur.

Eni Çobani: 18 mijë i janë njohur.

Ardit Gjebrea: Ku bënte pjesë edhe kjo pronë.

Eni Çobani: Ku bënte pjesë edhe kjo pronë. Kanë qenë dy djem të kësaj familjeje që janë marrë me pronat sepse trashëgimtarët e radhës së parë, me kalimin e viteve kanë ndërruar jetë. Atëherë janë djemtë, është Pal Shkëmbi dhe Gjon Shkambi, dy djem xhaxhallarësh të cilët kanë luftuar njëri për ndërmarrjen metalike, pra Pal Shkëmbi ka marrë dhe blerë ndërmarrjen metalike, të gjitha objektet dhe ndërkohë Gjon Shkambi ka vazhduar me marrjen e kësaj ndërtese për të cilën ne flasim sot. Pal Shkëmbi i është drejtuar në vitin ’95 degës së Agjencisë Kombëtare të Privatizimit ku kryetar ka qenë z. Adnand Mlika dhe pikërisht me autorizimin e datës 18.10.1995 dhe 24.06.1996 ka kryer disa kontrata shitjeje, Pal Shkëmbi pra ka marrë disa nga këto objekte. Më pas, në 2002, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, gjyqtare Valbona Duraj, me palë Mark Shkambi, Mark Shkambi është babai i Gjon Shkambit, ka qenë gjallë Marku deri në atë kohë dhe i është drejtuar gjykatës së shkallës së parë. Kush është i paditur? Është i paditur Komisioni i Kthimit të Pronave pranë bashkisë Shkodër dhe ka vazhduar me saktësimin e pikës së parë të vendimit ku janë njohur gati 6 mijë metra katrorë ku ndodhet pikërisht kjo shkollë, pra Shkolla e Rezervës, sot e kthyer në shtëpi dhe i njihet në pronësi me të drejtë parablerjeje, ndërsa sipërfaqja 529 ka qenë e lirë. Pra këto objekte të cilat kanë qenë deri në atë kohë shtetërore, iu dha e drejta nga gjykata për t’u privatizuar.

LEXO  Mbërrijnë helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore, ja ku do të qëndrojnë

Ardit Gjebrea: Që të mos hyjmë në detaje…

Eni Çobani: Pra me këtë gjyq, Gjon Shkambi, babai i tij, Mark Shkambi, fiton përfundimisht të drejtën e parablerjes sepse të drejtën e njohjes pronar ia dha komisioni i kthimit të pronave që në ’96.

Ardit Gjebrea: Pra u shit kjo pronë apo jo?

Eni Çobani: Kjo pronë më pas nuk është apeluar se është shumë e rëndësishme për ta thënë. Edhe Komisioni i Kthimit Shkodër, edhe bashkia Shkodër që kanë qenë palë në këtë proces, nuk e kanë apeluar dhe vendimi ka marrë formë të prerë. Gjoni është njohur pronar, i është njohur e drejta e parablerjes. Çfarë ka ndodhur në 2012? Ka shkuar në Ministrinë e Financave.

Ardit Gjebrea: Për ta blerë?

Eni Çobani: Po, për ta blerë sepse ka qenë objekt shtetëror dhe njëkohësisht edhe me përfaqësuesin e bashkisë Shkodër ku kryetari i kohës ka qenë Lorenc Luka, me përfaqësuese Gjyljana Shelna. Të gjithë këta protagonistë të kësaj historie 34-vjeçare duhet të dalin dhe të flasin sepse kjo familje nuk është një familje pa histori. Kjo është një histori me familje 33-vjeçare. Çfarë ndodhi pas kësaj? Gjon Shkambi ka tjetërsuar përfundimisht në favor të familjes së tij me çmimin 160 milionë të vjetra, ka blerë godinën. Gjon Shkambi e bleu 160 milionë dhe që në atë kohë, zotëria kërkon pikërisht ekzekutimin e marrjes së kësaj godine të lirë. Në vitin 2011, pse dalim përsëri i z. të nderuar Kalaja? Në 2011, Pali, djali i xhaxhait të Gjonit, ka filluar një gjyq sepse Binakut i janë njohur 66 mijë.

Ardit Gjebrea: Qartë, por thamë 18 mijë.

Eni Çobani: 18 mijë ia njohu komisioni, ata pretendonin për 66. Pali thotë 20 i morëm, të fillojmë për 45. Atëherë çfarë ndodh? Me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit, ku relatori i kohës në 2021 ka qenë i ndjeri z. Astrit Kalaja i cili ka rrëzuar kërkesën e Pal Shkëmbit dhe nuk ka njohur përfundimisht familjen Shkëmbi në 2021. Do të thotë që themelin e kësaj prone e ka gjykuar Astrit Kalaja në 2021. Unë nuk e di sesi i ka rënë sërish të njëjtit gjyqtar një pronë tjetër, por jemi po tek i njëjti pronar, pra jemi te familja Shkambi, tjetër gjë ka qenë gjykimi që ka bërë Kalaja, por në bazë jemi me po të njëjtin dokument, me vërtetimin e faktit juridik ku Kalaja, me të drejtë ka thënë zotëri, më sillni dokumentet. Dokumentet sot të familjes Shkambi janë djegur! Janë zhdukur! Nuk gjenden! Për këtë unë flas në vetë të parë. Të tërë ata që u shqetësuan dhe thanë znj. Eni ia zgjidhi problemin? Unë po ju them, kjo zonja që nga prilli 2025 kam një korrespondencë me Arkivin Qendror Shqiptar ku kam kërkuar të gjithë dokumentacionin e Binak Shkamb Pjetraj dhe nuk rezulton, nuk njihet emri Binak Shkamb Pjetraj. Atëherë si është e mundur që ky zotëri ka fituar një pronë, ka kaluar në këto gjyqe, e kanë marrë në dorë gati 20 gjyqtarë, vendimet kanë marrë formë të prerë dhe sot nuk ekziston në Arkivin Qendror të Shtetit emri i Binak Shkamb Pjetraj. Është gjyshi i këtyre njerëzve dhe pronari i parë. Nuk flasim për një pronë të vogël.

LEXO  Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Ardit Gjebrea: Ku janë dokumentet?

Eni Çobani: Dokumentet janë djegur. Nga pala pretendohet falsifikim, nuk kemi asnjë dokument të vërtetojë falsifikimin.

Ardit Gjebrea: Nga cila palë pretendohet falsifikim?

Eni Çobani: Pala e banorëve të godinës.

Ardit Gjebrea: Banorët 12 muaj e kishin kontratën.

Eni Çobani: 12 muaj dhe unë nuk e di me çfarë marrëdhënieje juridike ata qëndrojnë në këtë godinë dhe këtë përgjigje patjetër që duhet ta japë bashkia Shkodër. Në këto kushte, kemi të bëjmë me një Gjon pronar me certifikatë të rregullt, ligjore, e cila nuk u vu kurrë në ekzekutim dhe fatkeqësisht, në vendimmarrjen e fundit është rikthyer sërish për rigjykim në Shkallën e Parë Shkodër. Ky ishte vendimi famëkeq që çoi në atë humbje logjike të një djali 30-vjeçar sikundër ishte Elvis Shkambi ku unë për herë të parë e pashë sigurisht në pamjet filmike sepse me Gjonin kemi pasur përherë kontakt dhe më vjen shumë keq që është ndërmarrë pikërisht ky akt kriminal kundrejt një gjyqtari. Por, nga ana tjetër, të tërë ata që na shikojnë, të tërë këto emra që kanë kontribuar në marrjen e kësaj prone, nga familja Shkambi ka ardhur momenti që këta duhet të japin llogari si është e mundur që këta njerëz kanë dhënë këtë dokumentacion dhe sot ky dokumentacion është zhdukur! Dokumentacionet kanë emra, kanë firma, kanë vula të institucioneve të shtetit shqiptar. Pse ne duhet t’u lejojmë nejrëzve të arrijnë deri në këtë pikë kur ne kemi të gjitha mjetet dhe format për të ulur gjakrat, për të urtësuar gjuhën, për të pasur një komunikim sa më të mirë, përt’i thënë gjithsecilit ndoshta e ke fituar në mënyrë të drejtë apo të padrejtë dhe fundi i rubrikës sonë ka qenë pikërisht ky: o Gjon Shkambi është pronar, ose banorët janë të ligjshëm në godinën ku rrinë dhe këtë përfundim do ta japë sërish shteti! Kemi një bashki e cila akoma sot pretendon që ka njerëz në një godinë shtetërore, duhet t’u marrë qira dhe unë nuk e di ata njerëz paguajnë qira apo jo. TvKlan.Al

Lajme Te nGjashme