LAJM I FUNDIT/ Dalin exit-poll për zgjedhjet lokale në Kosovë

Kanë dalë para pak çastesh rezultatet e ExitPoll-eve të para për zgjedhjet lokale të mbajtura këtë të diel në Kosovë. Sipas të dhënave që ka nxjerrë gazetari Baton Haxhiu në televionin T7 vetëm 4 komuna nuk kanë shkuar në balotazh.

LEXO  Njihuni me surprizën e “Big Brother VIP Albania 5″…

Sipas tij në Prishtinë ku ishte eedhe gara më e fortë do të ketë balotazh mes Përparim Ramës së LDK dhe Hajrullah Çekut të LVV-së.

Në Mitrovicë të Jugut pritet të fitojë kandidati i PDK, Arian Tahitri me diferencë të thellë.

LEXO  Kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore, Apeli i GJKKO merr vendimin për Veliajn

Kandidati i Vetëvendosjes është para në Podujevë, por nuk pritet të arrijë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur që në raundin e parë.

Balotazh pritet të ketë edhe në Drenas, por Haxhiu tha se rezultati është i ngushtë dhe kandidati i PDK mund të fitojë pa balotazh.

LEXO  “Padi, AKUZA dhe ANULIME fluturimesh”: “Air Albania” drejt falimentimit!

Lajme Te nGjashme