Miss Kosova: Flas dy gjuhë, shqip dhe atë të Kosovës (Video)

Miss Grand Kosovo 2025, Brikena Selmani, ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale pas një momenti të veçantë gjatë një interviste për garën ndërkombëtare të bukurisë.

Gjatë prezantimit të saj, bukuroshja u shpreh se flet gjuhën e Kosovës dhe gjuhën shqipe, duke i përshkruar si dy gjuhë të ndryshme.

LEXO  Pësoi paralizë faciale, si është sot gjendja e Kelly-t? Zbulohen detaje të reja

Kjo deklaratë u shpërnda shpejt në platforma si Instagram dhe TikTok, duke u bërë virale brenda pak orësh.

Komentet e ndjekësve ishin të përziera. Disa e morën me humor, si diçka e shkaktuar nga emocionet e momentit, ndërsa të tjerë e kritikuan, duke e interpretuar si mungesë njohurie ose si një deklaratë të qëllimshme, transmeton telegrafi.

LEXO  Laert Vasili për ish-banorët: Kanë thënë për mua gjëra të pafalshme, i kam paralajmëruar se do të përballen me avokatët e mi

Megjithatë, shumë mbrojtën Brikenën, duke theksuar se mund të jetë hutuar për shkak të presionit të skenës ndërkombëtare dhe kamerave.

Pavarësisht diskutimeve, Miss Grand Kosovo 2025 vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut, duke dëshmuar se çdo dalje e saj bëhet menjëherë e komentuar dhe virale.

Lajme Te nGjashme