“Nuk mund të flija nga trishtimi pas humbjes me Shqipërinë”/ Presidenti Vuçiç komenton duelin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar humbjen e ekipit kombëtar të Serbisë përballë Shqipërisë me rezultat 1-0, pas një goli të shënuar nga Rey Manaj.

Vuçiç u shpreh se ishte thellësisht i trishtuar nga humbja dhe jo i zemëruar, duke theksuar se skuadra nuk dha paraqitjen e pritur.

LEXO  Thoshte se Ramën do e ha të gjallë/ Ja çfarë thotë Alizoti tani pas humbjes: Jam bërë …

“Nuk ishte një ekip i mirë, nuk luajtën mirë dhe humbën. Nuk munda të fle, jo nga zemërimi, por nga trishtimi,” tha ai.

Presidenti serb theksoi se shteti kishte ofruar të gjitha kushtet për ekipin kombëtar, përfshirë akomodimin, fluturimet çarter dhe mbështetjen logjistike, ndërsa theksoi se edhe Shqipërisë i ishte ofruar mikpritje e denjë.

LEXO  Fevziu bën deklaratën e fortë: E kam nga familja e tij, Artan Lame nuk ka vdekur, është në … (Video)

“Ata i kishin të gjitha kushtet. Ne ishim mikpritës të mirë edhe për shqiptarët. Por pastaj, përkundër gjithçkaje, njerëzit nisën të kritikojnë,” shtoi Vuçiç.

Ai pranoi se nuk kishte ndjekur ndeshjen në stadium për shkak të lodhjes dhe u shpreh i zhgënjyer nga mënyra si publiku në disa raste i trajton ekipet kombëtare. Vuçiç gjithashtu u shpreh i indinjuar ndaj fyerjeve personale që, sipas tij, i janë drejtuar në stadiume që prej vitit 2013, duke kritikuar veprimet e disa aktivistëve.

LEXO  Kur do të vijë në Shqipëri? Parashqevi Simaku jep përgjigjen e shumëpritur

Lajme Te nGjashme