Serbia sheh t’i zbehen shanset për kualifikimin në Play Off të Botërorit, pas humbjes 0-1 me Shqipërinë.
Te serbët situata është mjaft negative, teksa ka dhënë dorëheqjen edhe trajneri Dragan Stojkovic, i cili nuk do të udhëtojë me ekipin për sfidën ndaj Andorrës.
Për sfidën e radhës kualifikuese të botërorit ndaj modestëve të Andorrës nuk do jenë në dispozicion 5 lojtarë.
Bëhet fjalë për Nikola Milenkovic, Luka Jovic, Predrag Rajkovic, Andrija ?ivkovic dhe Dragan Rosic.