Skandali/ Avokati publikon videon: Vëzhguesi i ONM F. Ciardi kapet në intimitet me përkthyesen

Nga Avokat Arben Llangozi

Na thanë: “Keni besim te drejtësia e re! Ajo po pastrohet nga të korruptuarit. ”Por ja që “pastërtia morale” e drejtësisë europiane në Shqipëri paska marrë rreze dielli në plazh!

Francesco Ciardi, përfaqësues i ONM-së në procesin e vetingut, ai që mbikëqyrte moralin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve, kapet në video në intimitet me përkthyesen e tij. E ku tjetër? Në Shqipërinë që duan ta mësojnë si bëhet drejtësia!

LEXO  Vendi nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme! Ja parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

A janë këta “vëzhguesit” që do të na mësojnë ne ndershmërinë? A mos erdhën për të vlerësuar gjyqtarët apo për të bërë pushime e aventura personale? Ironia është se ndërsa gjyqtarët shqiptarë kalojnë në sitë për çdo cent dhe çdo fjalë të thënë, vëzhguesit ndërkombëtarë bëjnë shfaqje morale në bregdet dhe askush nuk guxon të flasë.

LEXO  Lajmi i fundit/ Prokuroria e Fierit tërhiqet nga dosja e “Bankers”, ia kalon për kompetencë SPAK-ut

Nëse kjo quhet “drejtësi europiane” apo “amerikane”, atëherë Shqipëria qenka bërë laborator i hipokrizisë ndërkombëtare.

Na thonë të kemi besim në reformë, por si mund të kesh besim kur ata që predikojnë moralin, vetë e shkelin me rërë nën diell?

LEXO  GJKKO shpall vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, ja me sa vite burg e dënoi

Ky është vetingu i turpit, ku drejtësia matet me standarde të dyfishta, një për shqiptarët dhe një tjetër për “zotërinjtë e ardhur nga jashtë”.

Në fund, populli e kupton më mirë se kush po reformohet vërtet, drejtësia, apo xhepat dhe morali i atyre që e “drejtojnë” atë.

Lajme Te nGjashme