Sot hyn në fuqi sistemi i ri i “Hyrje-Daljes” për qytetarët e vendeve jashtë BE-së! Çfarë është dhe si funksionon

Prej ditës së sotme në të gjitha aeroportet europiane do të nisë gradualisht zbatimi i sistemit (EES) Entry/Exit System. Funksionimi i plotë pritet të ndodhë në prill të vitit 2026.

Ky sistem ofron një metodë të re identifikimi biometrik që do të zëvendësojë vulat manuale të pasaportës me regjistrim elektronik , i cili do t’i dedikohet qytetarëve të 29 vendeve të treta që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Bashkimin Europian.

LEXO  Ekzekutimi i Frrok Lleshajt në Shkodër, autori u largua me motor! Policia hap “regjistrin” e hasmërisë, çfarë u zbulua pas krimit

Sistemi do të regjistrojë të gjithë shtetasit jo pjesë të BE-së që udhëtojnë në zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra, përkatësisht deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180 ditore.

Sistemi EES synon të shkurtojë radhët në pikat kufitare, pasi zëvendëson vulën manuale në pasaportë me një kontroll plotësisht digjital. Të dhënat biometrike të pasagjerëve, gjurmët e gishtërinjve, njohja e fytyrës, së bashku me emrin, datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes së tyre.

LEXO  Po transportonin dr*gë me Audi dhe Jaguar për ta shitur, arrestohen 5 persona në Tiranës, mes tyre dy vëllezër

Sistemi do të llogarisë automatikisht sa ditë keni qëndruar në zonën Schengen dhe sa ditë ju mbeten nga kuota prej 90 ditësh. Të gjitha këto të dhëna do të ruhen për 3 vite, ose 5 në rast se kalohen afatet e qëndrimit, më pas të dhënat fshihen automatikisht. Nga procesi i dhënies së shenjave të gishtërinjve, përjashtohen fëmijët nën 12 vjeç.

Në bazë të këtij sistemi qëndron dëshira për të përmirësuar kontrollin e flukseve migratore drejt Evropës. Në vitet e fundit, menaxhimi dhe siguria e kufijve të jashtëm të BE-së janë bërë një përparësi absolute për Brukselin.

LEXO  Kush do të jetë kandidati i PD për bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Berisha

BE-ja ka investuar shuma të mëdha për zhvillimin e kësaj teknologjie: vetëm për fazën e projektimit është vendosur një fond prej 142 milionë eurosh. Tenderin e ka fituar një konsorcium i përbërë nga: kompania amerikane IBM, kompania italiane Leonardo, dhe kompania franceze Atos.

Lajme Te nGjashme