BE hap “thesin” për Ballkanin Perëndimor/ 4 miliardë euro për projekte zhvillimi, ja çfarë përfiton Shqipëria

Në Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor janë shpalosur disa projekte, të cilat me garancinë e Bashkimit Europian mund të implementohen nga disa biznese, në Ballkanin Perëndimor, duke i sjellë këtij rajoni 4 miliardë euro.

Dy janë investimet e drejtëpërdrejta që pritet të ndodhin në Shqipëri. Ato fokusohen në fushën e Energjisë së Rinovueshme dhe Industrisë së qëndrueshme.

LEXO  Zbuloni 4 shenjat më tradhtare të horoskopit

1. CWP Europe – Ferma diellore dhe sistem magazinimi baterish në Mal të Zi dhe ferma ere në Shqipëri

Ndërtim i një ferme ere prej 600 MË në Shqipëri dhe një ferme diellore + sistem magazinimi baterish prej 400 MË në Mal të Zi.

LEXO  ‘BE me sy mbyllur?’, paralajmëron Kikia: Pranimi i Shqipërisë me këto probleme s’i shërben qytetarëve

Do të kontribuojë në sigurinë energjetike, përdorimin e kabllit HVDC nënujë që lidh me Italinë, reduktimin e emetimeve të CO₂ me rreth 800 mijë tonë në vit, dhe krijimin e mijëra vendeve pune jeshile.

2. Titan Cement Group – Zgjidhje Waste to Heat” në Shqipëri

LEXO  Plagosja e dy të rinjve brenda lokalit në Sarandë, roli në ngjarje i 31-vjeçarit që i vendosën lëndë plasëse në makinë! Detajet nga shpërthimi me tritol

Investim prej 53 milionë eurosh për projekte që shndërrojnë mbeturinat industriale dhe komunale në biokarburant/refuse-derived fuel dhe nxehtësi.

Synon shkurtime të mëdha të emetimeve të CO₂, zvogëlimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile, dhe promovimin e ekonomisë cirkulare.

Lajme Te nGjashme