Ish-kreu i KLP plas ‘bombën’, zbulon prapaskenat në BKH: Ndërkombëtarët ndërhynë për..

Ish-drejtuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Alfred Balla, ka treguar për prapaskenat e drejtimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Aida Hajnaj dhe për përplasjet mes SPAK dhe BKH-së.

Në një studio televizive, Balla tha se në këshill kanë mbërritur disa ankesa për mënyrën e drejtimit dhe të organizimit të brendshëm në strukturë për Aida Hajnaj.

LEXO  “Babi do të bëhem e famshme…”/ 19-vjeçarja humb jetën TRAGJIKISHT pasi kreu sfidën virale në rrjete sociale (FOTO)

Lidhur më këto është dashur dhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve për të sqaruar rolet e gjithsecilit brenda SPAK.

“Unë uroj të ulet ky tension se ka qenë i padobishëm dhe jashtë çdo logjike. Ligji i ka ndarë qartë kompetencat, ku BKH është në dispozicion të hetimit dhe varet nga Prokuroria e Posaçme. Pati dhe një ndërhyrje nga ndërkombëtarët.

LEXO  U zhduk dy ditë më parë, 14-vjeçarja gjendet e vdekur nën një dyshek! Ish i dashuri rrëfen krimin: E godita me gurë në kokë sepse më la!

Për 5 vite zonja Hajnaj drejtori mirë Byronë e Hetimit, kishte disa pretendime në lidhje me hetimin, me përgjimin parandalues, apo me kompetencat.

Këto nuk morën ndonjë trajtim fundor ligjor. Për të mirën e punës nuk ia vlen të ketë tensione të tilla”, tha Balla.

LEXO  Zjarri në tregun afër plazhit të Durrësit, nis hetimi për pronarin

Lajme Te nGjashme