Karton i verdhë për festën me shqiponjë? Duka zbulon arsyen e vërtetë se pse u ndëshkua Manaj

Kartoni i verdhë i Rey Manajt, pas festës me shqiponjë në Serbi, ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale dhe shumë kanë kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve pasi një futbollist nuk mund të ndëshkohet pse bën simbolin kombëtar.

Megjithatë, sulmuesi i Shqipërisë nuk është ndëshkuar për festën me shqiponjë, të paktën sipas presidentit të FSHF-së, Armand Duka

LEXO  Anglia kampione e Evropës për U-21

Duka deklaroi për gazetarin Blendi Fevziu, se Manaj u ndëshkua për festën në stolin e kundërshtarëve.

“Manaj dhe çdo futbollist tjetër mund të festojnë me shqiponjë sa herë të duan dhe asnjëherë s’do të ndëshkohen me karton të verdhë. Rasti konkret është ndëshkuar me kartonin e verdhë sepse është festuar në pankinën e ekipit kundërshtar, e cila mund të ishte provokim dhe të sillte trazira në fushën e lojës.

LEXO  Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, kartoni i kuq i Asencios futet në histori

Ky është interpretim zyrtar, vendim i arbitrit. E thashë dhe më parë, kartoni i verdhë jepet në raste të tjera, kur provokon kundërshtarin, spektatorin, ose kur heq bluzën pas shënimit të golit. Se feston me shqiponjë as nuk është ndëshkuar dhe as nuk do të ndëshkohet me karton të verdhë”, tha presidenti Duka.

LEXO  Mirlind Daku pranë martesës me modelen? Çifti nuk fshihet më, lidhja e yllit të Kombëtares që u konsolidua shpejt

Lajme Te nGjashme