Gazetarja Anila Hoxha ka hedhur dritë mbi garën për kreun e BKH. Edhe pse që në 1 shtator ky organ nuk ka kryetar, gara vijon të zvarritet mbi pasuesin e Aida Hjanajt.
Gazetarja Hoxha e ftuar në një emision televizv tha se poligrafin e kanë kaluar vetëm dy emra, teksa tha se ka kulisa dhe në këtë garë.
“Poligrafin e kaluan vetëm dy persona dhe ata janë Jon Keta dhe Gentian Ndoi, i cili ka marrë dhe pikët maksimale. Të shohim se cili do të jetë emri që prokrurorët e posaçëm, pasi të verifikohen emrat të certifikojnë emrin që do i çojnë KLP. Ngjajnë si procedurale, por edhe në këtë garë ka prapaskena. Ka disa emra të pëlqyer dhe parapëlqyer. Nëse është tamam kështu do e shohim në finale, kur të shohim emrat që SPAK do i çojë KLP. Gara zgjati një vit në mënyrë të paprecedentë, kapërceu çdo afat dhe ky është fakt. BKH nuk e pati drejtuesin e dytë të vet brenda afateve”, tha ajo.