“Ky qytet nuk lëviz më, një orë për një kilometër”, Sonila Meco humb emisionin nga bllokimi në trafik

Sonila Meco ka shperthyer me nje shenim ne rrjetet sociale lidhur me bllokimin e trafikut diten e sotme ne Tirane.

Ajo theksoi se iu desh me shume se nje ore per nje kilometer rruge dhe ne fund, u bllokua fare.

Shenimi

Sot, për herë të parë humba emisionin tim, live, për shkak të trafikut. Për të përshkruar një km rrugë, mu desh më shumë se një orë. Derisa ngeca. Plotësisht.
Humbja e një emisioni mund të duket problem personal, por ajo orë e çuar dëm nuk është vetëm imja. Janë orë të vjedhura nga jeta e qytetarëve, çdo ditë, nga mëngjesi kur çojmë fëmijët në shkolla deri në mbrëmje kur mbërrijmë të rraskapitur në shtëpi, ngulur pas timoni, me nerva të lëshuara, duke teshtirë stres e ankth prej vonesash.
Tirana ka rënë.

LEXO  “Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

Është bërë e pamenaxhueshme, si një trup pa qarkullim gjaku.
Ky qytet nuk lëviz më.
Nuk frymon, nuk rrjedh, nuk qarkullon.
E ka zënë një refluks i tmerrshëm prej ndërtimeve dhe zhvillimit pa plan, pa rrjete alternative, pa asnjë koordinim. Çdo kantier, çdo devijim, çdo vizitë zyrtare, çdo “projekt estetik” kthehet në barrikadë.

Çdo rrugë është bllokuar nga mungesa e planit urban, çdo devijim nga mungesa e koordinimit. Kantieret hapen pa paralajmërim, rrugët mbyllen pa alternativë dhe sajesat estetike kanë shkatërruar frymëmarrjen urbane.
Dhe nuk është halli im personal jo!

Ky është kurthi i tmerrshëm ku kemi rënë mu bash në qytetin mes malit e detit, në një luginë dikur rrethuar kurorash kodrinash. Nuk di si e lejuam të mbërrijmë deri në pikën e sehirit kur mirë që po zhytemi vetë në asfiksi, por pasagjerë kemi fëmijët tanë.
Në çdo bllokim digjet karburant, qelbet ajri që thithim, rritet ndotja, bie cilësia e frymëmarrjes. Tiranë që po e helmon veten në çdo frenim me 300 mijë motorë të ndezur në vendnumëro çdo ditë.

LEXO  Kaos në New York/ Metroja zhytet nën ujë, qytetarët të bllokuar në stacione

Ekonomia rrjedh në naftë të harxhuar, në kohë të djegur, në nerva të konsumuar, trup më të lodhur e jetë të shkurtuar.
Ndërkohë, qytetit sot i ndalojnë edhe monopatinat, në vend që të krijojë rregull e mundësi. E njëjta filozofi, ndalohen zgjidhjet, jo problemet. Ndalohet mjeti e jo rreziku. Hiqen mjetet e vogla, sepse sistemi nuk di si të rregullojë të mëdhatë.

LEXO  Kur i mbaron “mandati”? Berisha zbulon kur do të largohet nga politika

Po mirë, u hoq dhe ky hall, por çfarë ndodh me ata që nuk kanë luksin të mbajnë makinë? Që po njëlloj shastisen transportit jo cilësor urban? Me ambulancat që nuk arrijnë? Me nënat që mbajnë fëmijët me temperaturë në makinë? Me njerëzit që humbasin orë pune, takime, ekzistencë? Me zjarrfikëset e policinë që “çjerrin” sirenat nëpër mpiksjen e qytetit varrosur betoni?!

Çfarë i bënë Tiranës sonë? Si e kthyen në një qytet përbindësh që ha kohën, durimin, shëndetin dhe dinjitetin e banorëve të vet?!
Ne që jetojmë këtu po tërhiqemi zvarrë në
laboratorin e lodhjes kronike, në qytetin që ka humbur qarkullimin e ideve, ajrit, pushtetit, njerëzve, bashkë me mendjen kolektive.

Lajme Te nGjashme