Momenti historik/ Afër 2 mijë palestinezë lirohen nga burgu nga Izraeli, paqja në Lindjen e Mesme po bëhet realitet

Shërbimi i burgjeve i Izraelit tha të hënën se ka liruar pothuajse 2.000 persona, shumica të ndaluar palestinezë, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

Sipas mediave të huaja, në njoftim thuhet se “1.968 terroristë u transferuan nga disa burgje në mbarë vendin në burgjet Ofer dhe Ktziot. Pas miratimeve përkatëse, ata u liruan në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor”.

LEXO  “Berisha i trembet vendimit”/ Dosja ‘Partizani’, reagon analisti: Të dy po e shtyjnë çështjen, SPAK e ka betejë…

Nga ana tjetër, më herët ditën e sotme, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, udhëheqësi egjiptian Abdel Fattah al Sisi dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, firmosën planin e paqes në Gaza.

LEXO  Këmbimi valutor 2 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi, gjatë konferencës për media në Sharm el-Sheik, tha se palestinezët “kanë të drejtë për vetëvendosje dhe të aspirojnë për një të ardhme ku lufta të mos i ndjekë më”.

LEXO  “Po ta dija, do ia merrja jetën me duart e mia”/ Nëna e 12-vjeçares së abuzuar sek*ualisht: Vajza tregoi se i ati e prekte…

Sipas tij, palestinezët kanë të drejtë “të shijojnë lirinë dhe të jetojnë në një shtet të tyre të pavarur, një shtet që do të jetonte në paqe pranë Izraelit, me siguri dhe njohje të ndërsjellë”.

Lajme Te nGjashme