SHOKOHET Serbia/ Humbja me Shqipërinë pas trajnerit, Kombëtares së Serbisë i ikin edhe …

Pas humbjes ndaj Shqipërisë në Leskovc, Kombëtarja e Serbisë, ka pësuar një goditje të rëndë në rrugën drejt kualifikimit për Kupën e Botës.

Disfata nga kuqezinjtë jo vetëm që uli ndjeshëm shpresat për një vend në Botëror, por solli edhe dorëheqjen e trajnerit Dragan Stojkoviç..

LEXO  Sylvinho e ka “harruar”, ylli shqiptar shkëlqen me gol dhe asist në Angli dhe vlerësohet sërish si më i miri i ndeshjes

Përballja e radhës e Serbisë do të jetë kundër Andorrës, ku për shkak të situatës aktuale, priten ndryshime të shumta në formacion.

Skuadra do të drejtohet përkohësisht nga Zoran Bata Mirkoviç, ndërsa pesë lojtarë kyç nuk do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje.

LEXO  Vuçiç telefonon pronarin e hotelit ku qëndron kombëtarja kuqezi: Ndeshja do …

Nikola Milenkoviç, Andrija Zivkoviç, Predrag Rajkoviç, Luka Joviç dhe Dragan Rosiç, janë jashtë listës për shkak të lodhjes dhe dëmtimeve.

Në vend të tyre, janë ftuar Luka Lijeskiç nga Radnički 1923, Vuk Drashkoviç nga Crvena Zvezda dhe Mihajlo Cvetkoviç nga Anderlecht.

LEXO  Nga përvoja si trajner i Shqipërisë te Europiani, De Biazi: Mund të drejtoja Italinë pas Antonio Kontes, ndjej një keqardhje të madhe…

Serbia pritet të paraqitet me një formacion të dobësuar ndaj Andorrës, ndërkohë që atmosfera në kampin serb mbetet e rënduar, pas rezultateve të fundit dhe pasigurisë për të ardhmen.

Lajme Te nGjashme