SKENARËT / Me kë përballet Shqipëria në “play-off” nëse gjithçka shkon siç duhet

Shqipëria fitojë kundër Serbisë dhe sipas të gjitha gjasave, vendi i dytë është një histori e mbyllur. Mjafton që Shqipëria të fitojë kundër Andorës dhe Serbia të mos fitojë në transfertë në Angli, në mënyrë që të mbyllen edhe matematikisht llogaritë.

Në rast fitore të Serbisë në tokën e Anglisë, atëherë Shqipëria është e detyruar për të marrë të paktën 1 pikë kundër Anglisë që të marrë vendin e dytë. Por siç duket vendi i dytë na përket ne, por çfarë na ndalon nga Botërori?

Pas vendit të dytë, Shqipëria shkon në Play Off. Atje janë 12 ekipe që do të ndahen në 3 turne dhe fituesi i çdo turneu shkon në Botëror. Një faqe e huaj e specializuar në këtë pjesë ka ndarë vazot në bazë të rezultateve të tanishme, por edhe në një llogjikë sportive në grupet që janë në barazim pikësh ose afër. Pra përshembull në grupin e Kosovës është marrë Suedia si fituese e vendit të dytë dhe jo Kosova.

LEXO  Ekipi dhe stafi serb dalin nga hoteli nën masa të rrepta, policia shoqëron dy autobusë për në stadium

Dhe në bazë të kësaj ndarje, vazot janë të tilla:

Vazo e parë/ Italia, Turqia, Ukrainë, Uellsi

Vazo e dytë/ Polonia, Skocia, Hungaria, Çekia

Vazo e tretë/ Rumania, Sllovenia, Sllovakia, Shqipëria

LEXO  Nuk ndezi ndaj Letonisë, Armando Broja jep këshilla: Ja çfarë duhet të bëjmë

Vazo e katërt/ Suedia, Maqedonia, Irlanda, Moldavi ( Nga Liga e Kombeve)

Sipas rregullit, në gjysmëfinale një ekip i Vazos së Tretë do të ndeshet me një ekip të Vazos së Dytë. Pra Shqipëria do të përballet me një mes këtyre katër ekipeve, Poloni, Skoci, Hungari dhe Çeki. Ndeshjet janë me një takim dhe jo sistem vajtje-ardhje dhe nuk do të luhet në Air Albania, por në transfertë, për shkak të pikëve në FIFA, raporton SporEkspres.

LEXO  Hap i madh në karrierë për Mirlind Dakun, sulmuesi i Kombëtares shqiptare drejt klubit gjigant…

Ndërkohë në finale, do të hidhet një short për stadiumin. Pra nëse vemi në finale, me fat mund ta luajmë në Air Albania. Në finale Shqipëria do të përballet me fituesin e ciftit të saj ku vazo e parë ndeshet me vazon e katërt. Duke parë se vazo e parë ka cilësi më të mirë, kundërshtarët e mundshëm për ne do të ishin Italia, Turqia, Ukraina dhe Uellsi.

E thënë ndryshe, 12 kombëtare shkojnë në “play-off” nga të cilat vetëm 3 sigurojnë një vend për Kupën e Botës.

Lajme Te nGjashme