Trump trondit botën: Zbulon dokumentin që firmos paqen për Gazën! SHBA, Egjipti, Katari dhe Turqia nënshkruajnë!

Në Samitin për paqe në Egjipt, Presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi diten e sotme një dokument me Egjiptin, Turqinë dhe Katarin, për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.

Sipas mediave të huaja, në këtë Samit po marrin pjesë mbi 20 udhëheqës nga shtetet më të fuqishme të botës.

LEXO  Këmbimi valutor 22 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në Egjipt, Trump nisi fjalimin duke treguar se çfarë dokumenti po nënshkruajnë sëbashku me liderët e shteteve të sipër-përmendura.

“Ne do të nënshkruajmë një dokument që do të shpalosë detaje të shumë rregullave dhe gjëra të tjera. Është dokument shumë gjithëpërfshirës”, tha mes të tjerash Trump.

LEXO  “Sky ECC”/ Operacioni i tretë në Greqi godet dy grupe kriminale, zbulohet lidhja e një oficeri policie me shqiptarët

Ndërkaq, duke e nënshkruar dokumentin ai tha: “U deshën 3.000 vjet të arrinim në këtë pikë. A mund ta besoni? Do të respektohet”.

“Të gjithë janë të lumtur”, tha Trump, duke thënë se ka bërë “marrëveshje të mëdha më parë”, por “kjo është si një anije kozmike”.

LEXO  Abuzime me fondet e BE/ Celulari i Berberit “merr në qafë” drejtorët, SPAK merr të pandehur edhe kreun e KESH, Erald Elezi

Ai tha gjithashtu se më parë kishte pasur parashikime se Lufta e Tretë Botërore do të fillonte në Lindjen e Mesme, duke shtuar se “kjo nuk do të ndodhë”.

Lajme Te nGjashme