A do të flasë Aldo Avdylaj?! Ervis Martinaj u pa për herë të fundit në zonën e tij, 3 vjet nga zhdukja e mbretit të kumarit në Shijak

Aldo Avdylaj alias Elidon Avdylaj, një 37 vjeçar me banim në Shijak dhe i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë për disa ngjarje të rënda kriminale, është arrestuar këtë martë nga Forcat Speciale RENEA në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Anëtari i grupit të Shijakut që drejtohej nga xhaxhai i tij edhe përse kërkohej ngado, kishte vendosur të fshihej në një nga zonat më të populluara të Tiranës, ndërsa në momentin e arrestimit, i është gjetur një armë zjarri “Beretta” të cilën e mbante nën jastëk, në krevatin ku flinte.

Aldo Avdylaj akuzohet zyrtarisht se ka koordinuar veprimet për ekzekutimin e shtetasit Edmir Bregu alias Ilir Kuçi (Maloku) në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021 me porosi të kreut të grupit të Shijakut, Astrit Avdylaj, pasi Ilir Kuçi kishte tentuar t’i vriste nipin, të arrestuarin e sotëm Aldo Avdylaj.

Në shenjë hakmarrje, grupi i Shijakut veproi menjëherë dhe e ekzekutoi “Malokun” para shtëpisë.

Mirëpo, kjo nuk është ngjarja e vetme për të cilën 37 vjeçari ishte në kërkim. Ai i fshihej Policisë së Shtetit dhe SPAK sepse emri i tij rezulton mes anëtarëve të 7 grupeve kriminale që u goditën një vit më parë, si rrjedhojë e zbërthimit të mesazheve në “Sky ECC”.

LEXO  Tërmeti me magnitudë 6.0 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Në qendër të këtyre grupeve kriminale ka qenë ai i të shumëkërkuarit nga drejtësia, Ervis Martinajt. Sipas SPAK mësohet se Martinaj kishte bërë aleancë me grupin kriminal i cili vepronte në qytetin e Lezhës dhe drejtohej nga ish deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Dy grupet kriminale, ai i Martinaj dhe i Ndokës kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë-Krujës dhe atë të Burrelit, për të hequr qafe disa nga kundërshtarët e tyre, si Durim Bami, Fatmir Hyseni, etj.

Në ndihmë të Martinaj dhe Ndokës kanë ardhur dhe Emiljano Shullazi se Aldo Avdylaj, të cilët edhe pse në kushtet e lirisë së kufizuar sepse i pari ëhstë dënuar me disa vite burg dhe i dyti (në atë kohë) ishte në “Arrest në shtëpi”, ndihmuan dy kokat e grupeve kriminale për të ekzekutuar një tjetër eksponent të krimit, Durim Bamin.

LEXO  U dëmtua në kokë pas hedhjes në det, dërgohet me urgjencë në spital 12-vjeçari

Astrit Avdylaj dhe vëllai i tij, dyshohen se kanë gisht në disa atentate mafioze të ndodhura nga viti 2019 dhe në vijim. Gjithashtu, grupi i Shijakut anëtar i të cilit është dhe Aldo Avdylaj, dyshohet se është i lidhur dhe me zhdukjen e biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, pasi gjurmët e fundit të tij kanë qenë në këtë zonë.

A do të flasë Aldo Avdylaj?! Ervis Martinaj u pa për herë
Astrit Avdylaj
Të dy vëllezërit janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Kurbinit dy vite më parë, kur Ervis Martinaj u zhduk. Jasim dhe Astrit Avdylaj në atë kohë mohuan të kenë pasur kontakte për të strehuar biznesmenin e basteve, sepse ishin në “Arrest shtëpie” dhe monitoroheshin nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë, siç ka dalë nga përgjimet e thyera nga SPAK të platformës “Sky ECC”, Astrit Avdylaj i kishte vënë në dispozicion nipin Ervis Martinajt, për të gjetur e vrarë Durim Bamin. Aldo Avdylaj ka komunikuar me mbretin e kumarit, por vrasja e vëllezërve Bami nuk u realizua.

LEXO  Kishin ngritur “shtëpi bari” në Spanjë, kapet çifti shqiptar! Sekuestrohen qindra bimë droge

A do të flasë Aldo Avdylaj?! Ervis Martinaj u pa për herë
Aldo Avdylaj alias Elidon Avdylaj
Gjurmët e Ervis Martinaj humb in përfundimisht në zonën e Shijakut. Prej datës 10 Gusht 2022, kur raportohet se ka udhëtuar drejt Shijakut, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur pa gjurmë dhe për këtë fakt, familja ka bërë në të njëjtën datë kallëzim në Policinë e Lezhës.

Mbetet për t’u parë nëse Aldo Avdylaj do të flasë dhe do të tregojë para prokurorëve se çfarë ka ndodhur me njeriun që për muaj me radhë ishte në qendër të diskursit publik, politik e mediatik në Shqipëri, për shkak të influencës së madhe që kishte dhe mënyrës sesi u zhduk. Newsbomb.al

Lajme Te nGjashme