“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”- Pas talljes së Ramës dhe Macron me Donald Trump, Presidenti amerikan paralajmëron homologun francez!

Duket se Donald Trump ka dashur të “sqarohet” me homologun e tij francez Emmanuel Macron, në lidhje me një episode ku përfshihej dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Bëhet fjalë për momentin kur Edi Rama zgjodhi të bënte shaka me lapsusin e Trump, i cili deklaronte se i kishte dhënë fund luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, duke ngatërruar vendin tonë me Armeninë.

LEXO  Tirana bëhet e vështirë për familjet e reja, kryeson qarqet me rënien më të madhe të lindjeve! Nga kostot e larta të jetesës, tek… fakorët që ndikuan

Ditën e djeshme, në samitin e Gazës në Egjipt, Daily Mail pretendon se në sajë të ekspertëve të leximit të buzëve është zbërthyer biseda mes Trump dhe Macron, duke zbuluar mes dy liderëve është folur pikërisht për këtë episod.

LEXO  Kinematografia shqiptare në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur, Dhimitër Anagnosti

Dialogu:

Trump: Gëzohem shumë që të shoh! Pra ti je dakord?

Macron kthen kokën nga ana tjetër dhe i jep një përgjigje që nuk mund të lexohet.

Trump: Je i sinqertë?

Macron: Sigurisht.

Presidenti amerikan më pas i shtrëngoi fort dorën Macron-it përpara se të përgjigjej: Në rregull, tani dua të di pse më lëndove. E di tashmë.

LEXO  “Duam gjysmën e parave nga sekuestrimi i të ardhurave të krimit”, Belgjika kërkesë Shqipërisë: Merrni mbrapsht të burgosurit tuaj në burgjet tona

Po bëj paqe. Hajde tani. Unë lëndoj vetëm ata që lëndojnë të tjerët

Macron: E kuptoj. Do ta shohim këtë.

Trump: Do ta shohësh çfarë do të ndodhë. Do të shihemi pas pak.

Lajme Te nGjashme