Dyshohet se po qarkullonin me shpejtësi të lartë, përplasen dy makina në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, raportohet për 2 të lënduar

Rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, një aksident rrugor është regjistruar në hyrje të autostradës Elbasan–Tiranë.

Gazetari Fatmir Popja raporton se dy makina, që dyshohet se po qarkullonin me shpejtësi të lartë, janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në të dyja mjetet.

LEXO  A udhëtoi Rama me një charter për në samitin e NATO-s? Kryeministria: Si qëndron e vërteta

Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

LEXO  “Tradhti”/ Droni kap “mat” zjarrvënësin, Rama publikon pamjet: Duhet të barazohet me vrasjen

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor është vështirësuar përkohësisht, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e sakta të ngjarjes dhe për të normalizuar lëvizjen.

LEXO  Gjesti dhe Egli takohen në Prishtinë?! Zbuloni çfarë tha Juliana

Lajme Te nGjashme