E rëndë/ Makina shpërthen në flakë teksa ishte në lëvizje, shoferi shpëton për mrekulli (Detaje)

Mbrëmjen e së martës, një automjet ka marrë flakë gjatë lëvizjes në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, në vendin e njohur Bushtricë.

Automjeti, i cili sipas informacioneve paraprake funksiononte me benzinë dhe gaz, është përfshirë nga flakët në ecje dhe është djegur plotësisht brenda pak minutash.

LEXO  “Martoj vajzën dhe jam i lumtur, mezi e pres atë ditë”- Zbulohet biseda e fundit e gjyqtarit Astrit Kalaja

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë dhe ka shpëtuar pa lëndime. Bëhet fjalë për një emigrant i cili po kthehej në vendlindje për të vizituar familjen dhe prindërit.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë me shpejtësi forcat zjarrfikëse të Bashkisë Librazhd, të cilët kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë flakët në një kohë rekord, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe shmangien e ndonjë tragjedie të mundshme.

LEXO  Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri e mbante teksa ajo e mbyste me tel

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të paqarta, por dyshohet se mund të jetë një defekt teknik në sistemin e gazit të automjetit. Grupi hetimor dhe shërbimet përkatëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

LEXO  Aksident në këtë shtet, raportohet se kanë ndërruar jetë të paktën 20 persona

Lajme Te nGjashme