E TMERRUAR dhe duke ulëritur, gruaja rrëmbehet nga një person i pa identifikuar (Video)

Policia e Witchita-s në SHBA, ka kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar një grua që dyshohet se u rrëmbye me forcë nga një burrë në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Autoritetet publikuan foto dhe video nga kamerat e sigurisë që tregojnë gruan rreth orës 2 të mëngjesit të 12 tetorit, në rrugën North Volutsia, mes Grove dhe Hillside.

LEXO  Ditët e fundit të muajit shtator, moti bënë kthesën e papritur në fundjavë, ja çfarë na pret

Në videon e regjistruar nga një kamerë e derës, shihet një burrë që e rrëmben me forcë gruan dhe largohen, ndërkohë që ajo thërret për ndihmë.

Policia ka njoftuar se po shqyrton të gjitha mundësitë dhe ka kërkuar ndihmë nga agjencitë rajonale dhe federale.

LEXO  S’ka më dyshime! Kapen ‘mat’ në bregdet, Sara Hoxha dhe Erik Fullani shijojnë verën bashkë

Hetuesit kanë përmirësuar tingullin e videos për të zvogëluar zhurmën e ambientit, shpresojnë se dikush mund të njohë zërin e gruas, por deri tani as ajo dhe as burri nuk janë identifikuar.

LEXO  EMRI/ I dënuar për trafik kokaine, ky është shqiptari që u gjet i varur në një tabelë në Belgjikë

Lajme Te nGjashme