“Gjuj në bark, mos e rr*j për asgjë”, nga përgjimet e SKY ECC e deri tek arratia disa ditore, kush është Aldo Avdylaj që u arrestua sot në Tiranë?

Ka përfunduar pas pak ditësh arratia e Aldo (alias Elidon) Avdylajt, i shpallur në kërkim pas operacionit të 2 tetorit të zhvilluar nga SPAK, ku u goditën dy grupe të fuqishme kriminale që vepronin në Durrës, ai i Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe Astrit Avdylajt.

Forcat Operacionale kanë bërë të mundur arrestimin e tij në Tiranë, ndërsa ai fshihej në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik.

Sipas hetimeve të SPAK, Aldo Avdylaj akuzohet si organizator dhe bashkëdrejtues i grupit që ekzekutoi Edmir Bregun në vitin 2021 në Durrës. Ngjarja është zbardhur përmes komunikimeve në aplikacionin Sky ECC, të siguruara gjatë hetimeve për grupin e Rrumit të Shijakut dhe Astrit Avdylajt.

Nga këto komunikime, SPAK ka zbuluar se porositësi i vrasjes së Bregut ishte Astrit Avdylaj, si akt hakmarrjeje për një tentativë të mëparshme për të vrarë Aldon. Sipas dosjes hetimore, ekzekutorë të ngjarjes ishin Alfred Doka dhe Ermir Dedja, ky i fundit u ekzekutua më 20 maj të këtij viti në Durrës, ndërsa Doka vijon të jetë në kërkim. Si ndihmës në organizim, SPAK akuzon edhe Enea Kumen, vëllain e deputetit socialist Loer Kume.

LEXO  E mbytën me litar dhe tentuan ta hidhnin në liqenin e Shkopetit së bashku me makinën, por… Detajet nga akti h*rror i vrasjes së Renis Dobrës! Policia në kërkim të dy fuoristradave

Më 2 tetor, në kuadër të këtij operacioni të gjerë, SPAK shkatërroi dy grupet kriminale që kishin shtrirje në Gjirin e Lalzit, të përfshirë në vrasje, pastrim parash dhe tjetërsim pronash përmes falsifikimit të dokumenteve. Në kuadër të hetimit u sekuestruan 11 pasuri me sipërfaqe totale 254.300 m² në zonën bregdetare të fshatit Shetaj, Durrës.

Në pranga ranë 4 persona:

– Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos,

– Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume,

LEXO  Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare së shpejti: Mundësi të reja…

– Vlash Brahja,

– Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu, i cili ndodhet në burg në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Ndërkohë, Aldo Avdylaj, i përfshirë në komunikime të shumta në Sky ECC me Rrumin e Shijakut, rezulton të ketë qenë aktiv edhe në përfitime nga toka në zonën e Gjirit të Lalzit, sipas të dhënave të siguruara nga SPAK.

Dosja hetimore për grupin Avdylaj në Durrës, ka nxjerr komunikimet e këtyre të fundit me njëri-tjetrin. Në dosjen hetimore, të siguruar nga Dosja.al, është një moment komunikimi mes Astrit Avdylajt dhe nipit të tij Aldo Avdylajt. Astriti këshillon nipin e tij, që të bëj kujdes dhe mos të ekspozohet me asnjë vend. Ndërkohë që i thotë se kudo ku të shkojë duhet të jetë me doreza dhe maskë në kokë.

LEXO  Lajm i mirë për emigrantët dhe familjet e tyre, ulen komisionet për dërgesat e parave

“Co ben e budalli i Xhaxhit. Kujdes Mos u ekspozo, ok. Kujdes. Lenti ka bet. Knej. Osht. Jam dush. Me goj. Se ka shiet. Po. Meru me lacen. Mos te dall emri Olit. Jo me Olin. Kupto. Me ngjo ka ka nji her. Me lacen. Dhe duet kujdes. Mos bëj zhurm Kujdes, Lenti ku osht, ok. Bier fort. Lentit. Mos e ruj per asgje. Bjeri e ke ok ka mua Lentit. Ok, ca dush bej. Me durrsaket. Pe me men, Bleri lentit, Ne kok. Masken ne kok. kudo qe te shkosh. Dorezat. Mos hec shum Pes metra. Kupto, Kur te dalesh er pun. Me skafanta. Gjuj në bark. Foi me Lacen per plazhin. Shpin ja din. Kshu qe mos e von”, i shkruan Avdylaj nipit.

Lajme Te nGjashme