Kaosi dhe trafiku kilometrik, ndërpriten punimet në aksin Vorë–Ura e Dajlanit, ja si do të procedohet

Punimet për aksin Vorë-Ura e Dajlanit janë ndërprerë pas kaosit që u krijua ditën e djeshme ne trafikun, ku mjetet mbetën të bllokuar dhe në radhë kilometrike për orë të tëra. Burime bëjnë me dije se ARRSH ka zhvilluar një takim me Policinë Rrugore me qëllim që të gjejnë një tjetër mënyrë për të kryer punimet në këtë aks.

LEXO  Arrestohet 38-vjeçari që goditi shoferin dhe i vodhi çantën me para

Kontrata e punimeve për këtë aks është 1 muaj, por parashikimet janë që të përfundojë brenda 2 javëve. 1 javë punime për njërën korsi dhe një javë për korsinë tjetër.

LEXO  Reshje shiu kryesisht në veri, ulen lehtë temperaturat! Ja parashikimi i motit

Po mendohet me policinë që ndërhyrjet për riparimin e asfaltit të bëhen me fasha orare, ose gjatë natës. Por kjo do të vendoset përfundimisht me policinë rrugore dhe ARRSH, për të pasur lehtësim të trafikut.

LEXO  Përleshje mes të rinjve shqiptarë dhe grekë në Athinë, plagosen me thikë tre persona, dy në pranga

Lajme Te nGjashme