“Kush janë këta që duan t’u mohojnë minatorëve një të drejtë kushtetuese?”- Deputeti i PS denoncon policinë: Sjellje brutale dhe e pa tolerueshme

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar sjelljen e policisë ndaj protestës së minatorëve në Spaç, duke e cilësuar veprimjin si shkelje flagrante të Kushtetutës dhe të drejtave të punës.

LEXO  Plagoset me thikë 24-vjeçari pas sherrit në një lokal në Vlorë, çfarë thotë policia

Ai i referohet konkretisht neneve 50 dhe 51 të Kushtetutës, që garantojnë të drejtën e punëtorëve për t’u organizuar sindikalisht dhe për të hyrë në grevë në mbrojtje të interesave të tyre.

LEXO  Gara për mandat në Tiranë/ Vijon numërimi i votave, ja kush kryeson deri më tani mes Tabakut dhe Alimehmetit!

“Sjellja e Policisë së Shtetit, e disa efektivëve të caktuar në të, është e papranueshme! Është shkelje e rëndë me duar, këmbë dhe gojë të shthurur e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,” shkruan Braçe në një postim në rrjetet sociale.

LEXO  Kryeprokurori Dumani konferencë me Antimafian italiane, Garda e Republikës kontrolle me qen antieksploziv në SPAK

“Kush janë këta që u mohojnë minatorëve një të drejtë kushtetuese?”, shkruan i revoltuar Erion Braçe.

Screenshot_3

Lajme Te nGjashme