Miqësorja Shqipëri-Jordani, policia publikon plan masash, ja rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit të mjeteve

Me rastin e zhvillimit të ndeshjes miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Jordanisë, e cila do të luhet sot në orën 19:00 në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Tiranës ka njoftuar masa të përkohshme për kufizimin e qarkullimit në disa akse rrugore pranë stadiumit.

Njoftimi i Policise:

Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore së futbollit “Shqipëri–Jordani”, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit.

LEXO  I fundit! Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në:

Rrugën “Dervish Hima”;
Rrugën “Gjergj Filipi”;
Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kufizimet, si dhe iu bën thirrje të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse.

LEXO  Sherr në Astir! Burri i shkon në banesë ish-gruas dhe rrihet me grushte me dy të tjerë (Video)

Gjithashtu, apelon për tifozët dhe sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen, t’iu binden udhëzimeve të punonjësve të Policisë, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë.

LEXO  Këto shenja do të tronditen nga të papriturat! Gushti një ‘muaj furtune’, ja çfarë do ndodhë

vijon

Lajme Te nGjashme