odelja e njohur shqiptare, Melissa M, ka ndezur rrjetet sociale me disa fotografi të publikuara në profilin e saj në “Instagram”, të cilat nuk mund të kalonin pa u vënë re.
Modelja e faqes për të rritur, “OnlyFans”, shfaqet e veshur me një fustan të zi me një çarje të thellë, aq sa rrjeti nuk di më nëse të komentojë stilin apo guximin. Pozat e saj kanë marrë mijëra pëlqime në pak orë.
Me mbi 4 milionë ndjekës në “Instagram”, çdo postim i saj kthehet në lajm, dhe as këtë herë nuk ka ndodhur ndryshe. Në poza të kuruara deri në detaj, influencuesja ka ditur ta mbajë vëmendjen aty ku di më mirë: te ekspozimi dhe forma trupore, që tashmë janë bërë pjesë e “firmës” së saj online.
Edhe pse disa ndjekës e përgëzojnë për vetëbesimin dhe pamjen, të tjerë e kritikojnë për tejkalimin e çdo kufiri mes stilit dhe provokimit. Por, siç duket, Melissa M nuk ka ndërmend të ndalet, sepse në Instagram, sa më shumë ekspozim, aq më shumë klikime.